Liderët e partive politike urojnë qytetarët për festën e Fiter Bajramit

Me rastin e festës së Fiter Bajramit, udhëheqësit e institucioneve më të rëndësishme të vendit, liderët e partive politike, kryetarët e komunave dhe personalitete nga fusha të ndryshme po urojnë qytetarët për këtë festë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar që të ju pranohet agjërimi nga Zoti dhe ka shtuar më tutje se devotshmëria dhe përulja ndaj Zotit duhet të reflektohet edhe në marrëdhëniet më të mira ndërnjerëzore, të mbizotërojë paqja, dashuria dhe mëshira si vlerat më të larta humane. Edhe kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shkruar se uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia. Qytetarët janë uruar edhe nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Ai ka uruar që Zoti i madhërishëm të pranoj agjërimin dhe lutjet tona! Kësaj radhe pa vizita familjare, festojmë në shtëpi me më të dashurit tonë, ka shkruar në mes tjerash, Bekim Jashari, nga familje emblematike t kombit, familja Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …