Fitim Ismajli nga Holanda do të sjellë edhe 500 kompjuter për shkollat e Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Pajazit Hajzeri, kanë pritur bashkatdhetarin tonë nga Holanda, Fitim Ismajli, i cili ka premtuar që gjatë këtij viti do të sjellë si donacion edhe 500 kompjuterë në kompletimin e kabineteve të informatikës për shkollat e Komunës së Mitrovicës.

Kjo nuk është hera e parë që z.Ismajli ka mbështetur shkollat e qytetit të  Mitrovicës, ku në dhjetor të vitit 2015 ai kishte sjellë si donacion nga Holanda 300 laptop.

Ismajli ka thënë se kompjuterët janë dhuratë e Shkollës Norderpoort nga Groningeni i Holandës, ku ai është drejtor. Ai tha se nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës janë fare mirë të njohur me situatën e vështirë në shkollat e Mitrovicës, andaj edhe janë shumë të interesuar që të ndihmojnë për përmirësimin e këtyre kushteve.

“Kolegët e punës dhe nxënësit me prindërit e tyre tashmë janë mësuar se unë interesohem për donacione të këtilla për Mitrovicën, prandaj edhe vetë më ndihmojnë në këtë drejtim. Andaj falë punës dhe angazhimit edhe të kolegëve, jemi duke punuar që deri në fund të këtij viti, do ti sjellim edhe 500 kompjuter në kompletimin e kabineteve të informatikës  në  shkollat e Mitrovicës, duke ndihmuar nxënësit dhe arsimtarët e shkollave të qytetit për aftësim në përdorimin e kompjuterëve” tha Ismajli.

Kryetari Bahtiri, falënderoi z.Ismajlin për këtë veprim të  devotshëm që si pinjoll i një familjeje arsimdashëse, qysh moti ka filluar të ndihmoj shkollat tona, të ndihmoj qytetarët e Mitrovicës.

“Më lejoni të ju falënderoi për ndihmën që po i jep shkollës shqipe në komunë, për veprat bamirëse që mundësojnë arsimimin e brezave te rinj në Mitrovicë, modernizimin e kabineteve  të informatikës me pajisje të avancuara teknologjike dhe përmirësimin e kushteve për mësim” shtoi më tutje kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …