leoni

Filloi ndërtimi i trotuarit Astrazup-Dragobil

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti për krijimin e kushteve më të mira dhe të sigurta për lëvizjen e qytetarëve në përgjithësi, kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit, që lidhë fshatrat Astrazup dhe Dragobil, përgjatë magjistrales Prishtinë-Malishevë-Rahovec. Fillimin e punimeve e kanë parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.

Rruga, që lidhë këto dy fshatra, ka rëndësi të veçantë për nxënësit të cilët shkojnë në shkollë në Dragobil, e që duhet ta përshkruajnë këtë vijë të magjistrales. Drejtori Morina, tha se “ky trotuar krijon siguri për fëmijët, pasi në të kaluarën janë shkaktuar disa aksidente me fatalitet dhe qëllimi ynë është, krijimi i sigurisë për nxënësit dhe për qytetarët që detyrimisht duhet të kalojnë në këtë rrugë”.

Po ashtu drejtori Morina, ka thënë se “kjo rrugë përgjatë magjistrales, është e banuar dhe shumë e frekuentuar, nga Astrazupi, në Dragobil dhe lidhet me qytetin e Malishevës dhe synim i yni është, që trotuari të shtrohet deri në Malishevë, në vitet në vijim, pasi ka nevojë për këtë, më shumë se në çdo vend tjetër, për shkak të rrezikshmërisë që aktualisht ekziston”.

Trotuari që ka filluar të rregullohet, ka një gjatësi prej rreth 800 metra dhe lidh Astrazupin me Dragobil, deri tek hyrja e shkollës së fshatit, ndërsa në të ardhmen e afërt, pritet që të vazhdohet trotuari nga Dragobili deri në hyrje të qytetit të Malishevës, duke krijuar kështu siguri dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …