Fitim Selimi: Bota e civilizuar që i bashkoi armët me UÇK-në i ka të njohura mirë argumentet që e dëshmojnë të vërtetën tonë

Fitim Selimi: Bota e civilizuar që i bashkoi armët me UÇK-në i ka të njohura mirë argumentet që e dëshmojnë të vërtetën tonë

Mjeku i luftës, ish-shefi i Sektorit të Shëndetësisë pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Fitim Selimi, ka thënë së askush nuk mund t’ia imponojë Kosovës dialogun me palën destruktive serbe e cila ndaj nesh është në borxh deri mbi kokë! Ai ka theksuar se bota e civilizuar që i bashkoi armët me ato të UÇK-së për çlirim të popullit të Kosovës nga okupimi klasik serb, i ka të njohura mirë argumentet që e dëshmojnë të vërtetën tonë. Ai i ka bërë përgjegjës institucionet dhe përfaqësuesit e mendimit shkencor e intelektual, që për këtë të vërtetë të hidhur por dhe krenare të vuajtjes e të tonë nuk bënë atë që duhet, për ta shndërruar në digë të pakapërcyeshme morale e formale për privilegjet dhe diskriminimin pozitiv. Me këmbëngulësinë tonë të ligjshme, asnjë privilegje nuk do ta gëzonin veglat e Beogradit që të silleshin lirshëm në terrenin e gjahut të vetë, në terrenin ku ushtruan dhunën të cilën e pa bota e tërë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …