Flet “Piktori i Popullit”, Skënder Kamberi: Pikturova Skënderbeun, Xhorxh Uashingtonin, Enver Hoxhën....

Flet “Piktori i Popullit”, Skënder Kamberi: Pikturova Skënderbeun, Xhorxh Uashingtonin, Enver Hoxhën….

01-Po bëj një portret gjigant të shqiptardashësit më të madh të të gjitha kohërave, Xhorxh Uashingtonit

 

02- Për Xhorxh Uashingtoni mendohet libri “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”

 

03- Xhorxh Uashingtoni si luftëtar imitoi Skëndërbeun.

04- Piktura e dytë që më ka lodhur është e Skënderbeut të cilin Evropa sot ja di për nder se e mbrojti nga Turqia

05- Enver Hoxhën e kam pikturuar 5 herë dhe një pikturë në shtëpinë e tij më shpëtoi nga burgu

06- Mehmet Shehu sipas spiunëve donte të më burgoste piktura tek Enveri më dha lirinë

07- Sot shohim se kjo Shqipëri duket si e goditur me thika

08- Titullin e kam marrë që në kohën e partisë, rreth viteve 1970 me pikturën ‘Buka e duarve tona’.

09- Odise Paskali: Shiko se çfarë ka bërë Skënder Kamberi, tabloja e tij ndriçon edhe në errësirë

 

Intervistë e Albert Z. Zholit  me piktorin, Skënder  Kamberi

Piktori Skënder Kamberi ka lindur në  Vlorë 02.02.1939 dhe mbetet  njëri  nga piktorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai ka lindur në qytetin e Vlorës në prag të Luftës së Dytë Botërore (1939). Artisti pasi kryeu në Tiranë Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Arteve, Tiranë në degën e pikturës, filloi rrugën artistike në qytetin e lindjes. Kamberi gjatë studimeve në Institutin e Arteve Figurative, ishte një student i veçantë, i talentuar dhe i pasionuar në ateljenë e piktorëve të njohur Danish Jukniu dhe Vilson Kilica. Pasi realizoi tablotë e para kompozicionale me temë nga lufta nac.–çl. dhe ngjarjet historike, Skënder Kamberi u evidentua në vitet ’70 – ‘80 të shekullit XX-të si një piktor që po sillte risi në pikturën shqiptare edhe brenda rregullave të rrepta të realizmit socialist.

 

-Po shoh në mur një pikturë të të papërfunduar të madhe të Xhorxh Uashingtonit Çfarë të shtyu ta bësh këtë pikturë dëshira apo është një porisi nga dikush??

 

Jo, kjo pikturë ka qenë dhe mbetet dëshira ime e kahershme. Këtë se kam porosi por e bëj për shpirtin tim. Ma kanë kërkuar shumë që tani po s’e shes kurrë. E kam bërë për shpirtin tim, për njeriun që ka dashur shumë atdheun tim. Kam mbi 5 vjet që lexoj dhe kërkoj mbi figurën e ndritur të Uashiongtonit… Ai mbetet dashamirësi më i madh i shqiptarëve në historinë e njerëzimit. Lexoj, çdo ditë, pyes çdo ditë, gërmoj gjithmonë përkëtë figurë të madhe. Ja mbi tavolinë kam me dhejtëra foto, Piktura, portrete, shënime mbi jetën etij. Në google kam gjetur një material të gjatë në disa gazeta online që i kam mbi tavolinë. Ja materiali, që duhet thënë, se meriton mirënjohjen e madhe nga gjithë kombi shqiptar, lexoje e ke të printuar : (Nga: John McCallum/Reuters)

Nëna e presidentit historik amerikan George Ë ashington ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Ë ashington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
Para disa kohësh, Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Ë ashington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Ë ashingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.
Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.

George Ë ashington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799, i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare


Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Ë ashingtonit ishte shqiptare.
“George Ë ashingtoni ishte i biri i Augustin Ëashingtonit dhe Mary Ball Ë ashingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Ë ashingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik “Mary Ball Ë ashington” të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Ë ashingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Ë ashington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Washingtonit

Autori i mirënjohur amerikan, Carl Ë oodë ard, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Ë ashingtonit, në lidhje me shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër dhe i thashë, “shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Ë ashingtonit”. Ai, me të parë letrën, më tha: “E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di, nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Ë oodë ard, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”. Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Ë ashingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Ë ashingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Ë oodë ard thotë se mendohet, nëse do ta titullojë librin “George Ë ashington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Nga hulumtimet del qartë se edhe presidenti Ë oodroë Ë ilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Ë oodë ard, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua dhe gjithçka nisi aty

– krijimi i Universitetit të Prishtinës,

– amendamentet kushtetuese të vitit 1971,

– Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Ë oodë ard.

Ai për çlirimin e Shteteve të bashkuara të Amerikës, nga kolonizmi anglez, zgjodhi të formonte shtetin me gjithë ato koloni shtete larg nga sllavëria. Të gjithë u ngritën kundra Anglisë dhe Xhorxhit III, dhe si luftëtar imitoi Skëndërbeun. Madje ka bërë, më 24 Mars takimin siç ka bërë mbledhjen në Lezhë Skëndërbeu. Kështu e imitoi dhe ai në Amerikë. Është stimuluar dhe i ka organizuar duke u dalluar si një komandant lufte i zoti. edhe në qoftë se nuk do të ishte Xhorxh Uashingtoni udhëheqës gjatë çlirimit të saj Amerika nuk do të ishte kjo që është sot.

– Përmendët dhe Skëndërbeun, në sa piktura e keni punuar portretin e Heroit të Kombit? Dhe, në sa variante?

Sigurisht e kam bërë në disa variante. Ai më ka frymëyuar si më frymëyon sot Ë ashingtoni. E kam bërë në Lezhë, e kam bërë dhe në kalë, mes betejës dhe luftëtarëve. Pra në shumë variante dhe tashmë e kanë në shtëpitë e tyre disa miq të mi. Skënderbeu të ndez imagjinatën për vetë rolin që ka luajtur një strateg para Perandorisë më të madhe të botës. Një strateg që nuk e nxori dot në atë kohë Evropa por e nxori Shqiëpria e vogël dhe sot bota e nderon.

– Në sistemin monist Enver Hoxhën e pikturonin vetëm piktorë të caktuar. Po ju vetë a e keni pikturuar Enverin?

Po, patjetër, e kam pikturuar pesë herë. E kam punuar në një përvjetor të Ditës së Flamurit dhe përreth figurës së tij vura 12 qirinj që simbolizonin vitin 1912. Gjithë piktura ishte kompozuar si simboli flamurit me portretin e Enver Hoxhës.

-Ku është ky portret sot?

Këtë kompozim e morën në muze në rrethin e Vlorës. Më tej, pas ngjarjeve të’90-s, nuk e di se ku ndodhet. Mbase e vodhën, e bastisën.

-Keni shkuar në zyrën e tij kur i ke bërë portretet?

Jo, e kam kompozuar duke patur para syve në tavolinën e punës qindra foto të tij. Pas këtij kompozimi e kam bërë dhe 4 herë të tjera një prej të cilën Enveri e kishte në shtëpi. Madje do ishte kjo pikturë që më ka shpëtuar nga burgu. Mehmet Shehu ka dashur të më burgoste…

-Si ju ka shpëtuar nga burgu piktura dhe pse donte të ju burgoste Mehmeti?

Unë Mehmetin s’e kam pikturuar asnjëherë dhe asnjëherë nuk e kisha takuar. Por në atë kohë kishte spiunime dhe ngriheshin kurthe ndaj shumë intelektualëve. Pra, futeshin kot për presion që të bindeshin para partisë. Spiunët ishin kudo dhe mund të mirrnin ndonjë fjalë të shkëputur nga konteksi i fjalisë dhe të thoshin ke bërë agjiatcion dhe propagandë. Edhe mua kushedi se si më kishin spiunuar dhe Mehmeti më futi në rreth të kuq. Partia donte t’i mbante zap intelektualët dhe artistët. Por ishte një gjë, që kur burgosej një intelektual listën e shikonte dhe Enveri. E kanë pasur si parim dhe orientim spiunët dhe disa sigurimsa që disa të shquar t’i fusin në burg kot, që të vinin mend të tjerët, dhe shumë intelektualë të shquar në atë kohë ia hidhnin fajin Enver Hoxhës ose partisë. Kështu dhe puna ime, dikush kishte fryrë në vesh ndonjë fjalë timen dhe tak… Nga i vitit 1995 pas 20 vitesh nga ngjarja që do të tregoj, vjen njëri në studion time këtu në Tiranë dhe më thotë: Zoti Skënder, dua të flas dy minuta me ty. Patjetër, i them ulu dhe i hodha një gotë raki. Unë kam qenë një punonjës i Sigurimit që konfirmoja listën e atyre që do burgoseshin nga Ministria e Brendshme. Listën e shikonte Mehmet Shehu dhe me mua nisej lista për ta konfirmuar Enveri. Një herë kur shkova për të çuar listën e radhës në shtëpinë e shokut Enver më thanë të prisja, sepse kishte ai kishte një punë. Unë u ula dhe po shihja muret e dhomës së pritjes. Aty kishte shumë piktura. Kur befas më ngelën sytë te një pikturë e jotja. U habita. Lista që kisha në dorë ksihte dhe emrin tënd për t’u burgosur. Thashë me vete Enveri e ka mik ndaj më mirë ta fshij emrin. E fshiva emrin tënd. Kjo ,sepse pashë tablonë tënde. Ta them që ta dish thjesht për kuriozitet. Ngela i befasuar. Lloj lloj mnedimesh më vinin në kokë. Kush me kishte spiunuar? Kush më kishte ngritur kurth? Kushedi si do kishte shkuar filli i jetës time. Kështu në atë system smira dhe xhelozia bënte të fuste në burg njerëz të pafajshëm. Por ai system artin e vlerësonte shumë.

-Po për udhëheqës të tjerë keni bërë portrete?

Kam bërë Ramiz Alinë në fund të sistemit monist. Ma ka kërkuar vetë. Më dërgoi dhëndrin e tij për ta bërë atë portret, pasi ishin vitet e fundit 1990.

-Ju keni qenë pjesë e protokollit të Presidencës që në sistemin monist?

 

Po, çdo 29 Nëntor isha i ftuar. Por me njërin President tani në demokarci bëra një shaka. Ishim në pallatin e Brigadave, dhe presidenti X erdhi në sallë dhe po pinim nga një gotë verë. Kur presidnenti X më prezantoi me gruan me shaka dhe duke qeshur i thashë për gruan: Kush është kjo? Gruaja tha Presidenti dhe unë me shaka duke i shkelur syrin i thashë: Ëe, por ti para disa mujave më prezantove me tjetër! Ai u nxi. Gurja uli kokën.Që athere s’më ftuan më në presidencë. -Por unë bëra shaka, i thashë, kur dola. –Jo, bëri sikur nuk i kish mbetur hatri. Gruaja, si duket e kishte marrë për të vërtetë shakanë.

– Kur e knie marrë titullin Piktor i Popullit dhe me çfarë pikture e keni marrë?

Titullin e kam marrë që në kohën e Partisë, rreth viteve 1970 me pikturën ‘Buka e duarve tona’. Në atë kohë ishte hapur dhe një ekspozitë në Beograd. Në fund të ekspozitës më thanë se nga pikturat shqiptare ajo u cilësua më e mira.

-Si ju lindi ideja për këtë pikturë?

 Në atë kohë, dhe pse ishin të rrallë ata që dilnin jashtë unë e kisha parë Shqipërinë me avion dy herë. Pra, duke e parë nga lart më lindi ideja. Kështu u ngjiz muza dhe bëra këtë pikturë. Në vitin 1967 shkova për herë të parë në Pekin. I ramë nga Moska. Pashë shumë shtete. Pashë Shqipërinë të lulëzuar, jo si tani dhe më bëri përshtypje. Punëtorët tanë e kishin lulëzuar vendin tonë. E bëmë të bukur Shqipërinë me duart tona, dhe eparë nga avioni dukej si lëndinë dhe jeta, Pra, dhe pse punëtorët hanin bukë me dy kokrra ullinj dhe sheqer në drekë, vendi dukej i bukur. Pasi fitoi në Beograd e pa edhe Enveri dhe e pëlqeu. Bëri një mbledhje me artistë ku tema ishte: A ju ka pëlqyer piktura e Skënderit juve kritikëve dhe ekspertëve? Të gjithë thonin edhe si teknikë dhe si temë, është e përsosur, nuk ka të sharë, është shumë e bukur. Kështu shtroi pyetjen: Po përse nuk bëni si ai dhe ju?

-Po pikturë tjetër si kjo që ju e vecconi cila është?

Të gjitha pikturat i kam bërë të gjitha me dashuri. Për mua janë të gjitha njëlloj. P.sh, piktura ‘Vajza e valëve’, është kërkuar nga djali i Enverit, por nuk ia dhashë, pasi e kisha në shtëpinë time.

-Keni “prodhuar” më piktura të tilla “të dyta”?

Jo nuk bëhet më. Ndryshojnë kur bëhen riprodhim. ‘Vajza e Valëve’ tregon për lotët e vajzës që vajton për emigracionin. Unë e kam prishur shumë herë tablonë time para se të dilte e përfunduar. Më në fund doli papritur figura me lot. Është thjeshtë gjetje…

-Po në Kinë përse shkuat?

Shkova si ekspert i artit tonë dhe shoqërova ekspozitën kombëtare shqiptare. Isha bashkë me Fatmir Haxhiun. Ekspozitën e hapëm në Pekin, Huaanxhou. Por nuk mund të rrija në Kinë. Isha lidhur shumë me Vlorën. Me Haxhiun nuk kisha muhabet. U mërzita.

Shkova tek ambasadori dhe i thashëse dua që të kthehem në atdhe. Ambasador ka qenë Xhorxhi Robo. Ai më tha se rri edhe 4-5 muaj, të tjerët të lusin. Ne kush nuk na kërkon të vijë në Kinë. Le të më ndërrojë ndonjëri mua , i thashë. Pas shumë lutjesh u ktheva vetëm dhe sa zbrita në Rinas putha tokën e atdheut tim.

– Po me minsitrat e Kulturës si keni shkuar?

Në përgjithësi mirë, por ka pasur dhe një minsitër që ndërhynte në artin tim. Më vjen për të qeshur me një ministër që më ka thënë që të ndryshoja borën në një tablo të Dajtit kur unë kisha shkuar dhe në Dajt për dëborën e tabllosë. Mandej ministri më tha, bëj disa partizanë që vijnë në ndihmë të një të plagosuri. Unë në këtë tablo isha frzmëyuar nga një tregim i Nasho Jorgaqit. Më pëlqeu si ide, eveniment dhe unë bëra tabllonë. Ishte piktura “ Ndihma e shokut”, ku një partizan hoqi pallton dhe ia vuri shokut të tij si barrelë për ta marrë. Partizani i plagosur ishte në gjendje të rëndë dhe vetëm kështu mund të ndihmohej shoku. Ministri kur e pa më tha: Korrigjoje pak borën, partizanin tregoje si gjigand, hero. Nuk kam se çfarë t’i korrigjoji, thashë. Bëje si tablloja e X që ka bërë Mehmet Shehun më tha. Jo, i thashë, ajo është kopje ruse. Unë nuk jam X jam Skënderi dhe kam idetë e mia për pikturën

Po nga kritika a u përlqye kjo tablo?

Po, madje shumë. Vulën ia vuri Odise Paskali, i cili pasi e pa tha: “Shiko se çfarë ka bërë Skënder Kamberi, tabloja e tij ndriçon edhe në errësirë.” Tha të vërtetën, pasi edhe kur fikeshin dritat e sallave piktura ime ndriçonte

-Kush kanë qenë pedagogët tuaj?

Të gjithë pa përjashtim që nga piktorët dhe skulptorët, kantoja, aktorët ishin të kulturuar dhe të mrekullueshëm. Një shok fëmijëri e që luanim me top prej lecke në Vlorë, më tha: “Që kur je kthyer nga liceui ishe komplet ndryshe!”.

Në lice unë dëgjova artisten e madhe Marie Krajën, me të flisnim për teatrin, pikturën, artin në përgjithësi. Kishim një atmosferë arti në çdo hap. Pas shkollës nga viti 1965-90 isha në Vlorë. Në 1990-n erdha në Tiranë. Por edhe kur isha në Vlorë kam qenë i pashkëputur nga Tirana si me Lidhjen e Shkrimtarëve, qoftë edhe me aktivitetet ndryshme kombëtare.

-Kë keni më shumë mik nga piktorët e Vlorës?

Nestor Jonuzin. Djalë shumë i mirë, fisnik. Piktor i shkëlqzer. Edhe ai mbas meje u bë Piktor i Popullit. Ai është artist me plot gojën. Njeri tolerant dhje njeri I mirë dhe nuk ishte për zyrtar, ai mbetet artist.

Në vend kemi ëngjëj dhe kemi dhe djaj të vegjël.

-Dikur kemi bërë një intervistë për pikturat me femra nudo,madje ishin shumë,ku janë? 

Pasi bëra ekspoyitën “Shqipëria nudo” disa i shita disa i fala. Nuk dua ta shoh më Shqiëprinë ashtu. Unë jam piktor i figuratives, se sa e bëj këtë poetikisht është tjetër gjë. Por në mënyrë figurative Shqipëria në ato piktura ishte lakuriq madje dhe sot është lakuriq, është nudo, s’ka prindër, nuk ka vëllezër, nuk ka motra, nuk ka të afërm, as nënë, as babë. S’ka prindër që të kujdesohen për Shqipërinë, s’ka politikanë që të kujdesohen për Shqipërinë. Kjo Shqipëri është braktisur nga të gjithë politikanët qysh pas vitit 1991. Ky është një opinioni imi personal. Unë nuk bëj elozhe. Elozhe mund të bëj duke treguar disa teori të kapitalizmit këtu në Shqipëri por që janë treguesit e një praktike drejtimi kapitalist antipopullor se sa popullor. Në realitetin e sotëm jetësor shohim kapitalist shqiptar që shfaqen të ashpër, të egër, nuk njohin limite konkurrence dhe fitimi maksimal (jo se dua komunizmin, përkundrazi). Por kjo babëyi e politikanëve dhe e disa kapitaliytëve me mbështetje tek politika ka bërë që shqiptarët përnjë jetë mëtë mirë të marin rugët e mërgimit. Unë di që Gjermania e Hitlerit u mund, u thye nga forcat e aleancës. Fill pas këtij momenti kancelari gjerman Hajzenhauri ju drejtua popullit të tij”. Asnjë të mos dalë jashtë kufijve gjerman. Gjermania është dhe duhet ndërtuar nga gjermanët. Kush largohet do të dënohet, ndëshkohet”. Kush e tha këtë nga politikanët shqiptarë pas vitit 1990?! Asnjë,përkundrayi donin të iknin më të ndershmit,më të zgjuarit. Ndërsa ne hapëm kufijtë dhe asnjë nuk u kujdesua për ata që iknin. Ikën nëpër dete, nëpër borë, lumenj të rrëmbyeshëm. Shumë u mbytën, shumë humbën dhe s’dihet akoma ku janë, u vranë nga të ashtuquajtur “miq” në kufijtë që kemi. Në këtë aspekt, duke bërë një retrospektiv të mendjes si qytetar i Shqipërisë, nuk më pëlqen ky qëndrim indiferent, kultian që në vend të themi ku na shkojnë djemtë dhe vajzat, politikanët mendojnë çfarë ti ndajnë kësaj Shqipërie të copëtuar. Ata mendojnë vetëm për vete në këtë kapitalizëm të ashpër.

Si i shikoni zhvillimet e fundit në Shqipëri, po ndërtimet e reja?

Ndërtimet e reja? Pa kriter.Po riten gradaccilat. Ja. Shihni kur zbrisni nga avioni në aerodrom. Do shihni tym dhe smog. Të duket diçka e mjegullt, pa orientim. Mizerabël. Evropa i sheh këto lloj qeverisjesh dhe bën sehir, sepse kjo Evropë na shet makinat e vjetra. Makinat që ata i hedhin në kazanet e plehrave. Pra çdo gjë që vjetrohet në Evropë sillet në Shqipëri. Shqipëria është kthyer në kazan plehrash. Shqipëria me këto çmime astronomike që ka, kur vetëm një pjesë e vogël punon dhe kemi polic më shumë se semafor, ku papunësia është më e madhja në Evropë, duhet parë me përparësi dhe jo si gjithmonë e fundit. Pra rrogat më të vogla, papunësia më e madhe, smogu më i madh, prona që nuk dihet e kujt është. Kush e ka bërë këtë katrahurë shqiptare dhe a i shikon Evropa këto shëmtime të politikës shqiptare?

Në pikturat e ekspoyitës “Shqipëria nudo” kam vërejtur disa gjymtyrë të pikturuara me euro, dollarë?

saktë, e kemi diskutuar dhe atë kohë…Është një refleks i zemrës time, mendjes time, pra i këtij realiteti, që unë, atë pikturë që kam realizuar në vitin 1969, kur ishte një përvjetor i Kongresit të Lushnjës, tashmë po e riideoj në një këndvështrim tjetër. Atëherë ideja e kësaj pikture ishte fitorja e Kongresit të Lushnjes. Ishte një pikturë për këtë ditë historike, ku ne kërkonin të na ndanin mes Serbisë, Italisë dhe Greqisë. Por sipas Kongresit Shqipëria u shpall shtet i pavarur. Në vitet 1912 -1913 ajo u njoh nga shumë shtete të botës. Presidenti i SHBA-ve, Uillsoni deklaroi që Shqipëria është shtet i formuar dhe tashmë ajo ka marrë njohjen dhe territorin e saj. Kjo tashmë s’mund të kthehet mbrapsht. Prandaj ato forca që kanë pushtuar Shqipërinë të kthehen me ushtritë në vendet e tyre. Kjo Shqipëri ishte menduar të copëtohej nga fuqitë kapitaliste të kohës. Edhe sot po këta shtete të veshur me papion, me luks, me makina superluksoze, vijnë në Shqipëri kapardisur hapën dhe motelet e tipit modern (që Hygoi i ka dënuar motelet që në atë kohë, si vend për prostitucioni). Hygoi ishte njeri i paqes dhe njeriu i paqes lufton të shëmtuarën, të keqen. Edhe unë jam njeriu i paqes. Kjo Shqipëri sot është lënë në mëshirë të fatit sa nga politika shqiptare po aq dhe nga ajo evropiane dhe superbosët evropianë. Ndaj shqiptarët marrin rugët e mërgimit. Një proverb rus thotë “Aty ku s’je, mendon se je më mirë”. Por po ta provosh s’është ashtu. Emigracioni është i dhimbshëm. E ke dëgjuar këngën e emigrantit të Spanjës? Të ngjeth mishtë. Të bën të ngelesh pa mend. Emigranti, emigranti… Ne nuk duhet të kënaqemi që na dërgojnë 100 euro nga jashtë emigrantët, vëllezërit tanë. Nuk është ekonomi kjo…
 
Nga se vjen gjithë kjo anomali në politikën shqiptare dhe ekonominë e vendit tonë?

Sepse çdo gjë tek ne është ndërtuar mbrapsht. Ndryshe nga gjithë bota. Konkretisht, ministritë shqiptare të gjitha dyert i kanë nga mbrapa jo nga para. Sepse dhe punët bëhen mbrapsht edhe kryeministra nga mbrapa e ka hyrjen. Vetëm një ministri e ka nga para derën ajo e Kulturës që është bërë tani. Edhe te pensionet dyert janë mbrapsht. Prandaj, çfarë presim të na vejë mbarë?Kongresi i Lushnjës luftoi për Shqipërinë, të mbrohet, të mos copëtohet. Ja arriti qëllimit. Ndërsa ne sot shohim se kjo Shqipëri duket si e goditur me thika, Më duket si ajo piktura e një piktori francez të viteve 1912, që e kishte pikturuar Shqipërinë të goditur me thika. Pra këmbët, kofshët e Shqipërisë janë duke u fërkuar nga duart e atyre që kanë euro në duar, siç po bëhet me Himarën që na gënjen greku duke bërë disa kisha, ndonjë shkollë apo rrugë dhe trumbeton me disa të shitur që Himara është greke. Pra blihen këmbët e bukura të

Shqipërisë për pesë para. Ku janë politikanët?

Qeveria shqiptare hesht sepse ekonomia kombëtare shqiptare është shkatërruar. Ndaj shijnë grekët dhe serbët apo të tjerët mbi trupin e bukur të Shqipërisë që tashmë është “nudo”. E shijojnë të huajt këtë “nudo” sepse kanë para. 72 miliardë lekë janë vjedhur nga ekonomia shqiptare këto 20 vjet, ndërmarrje, uzina, fabrika, punishte, armatime, miniera, buste, e ç’të të them. Ku kanë shkuar? Janë rrëmbyer. Nga një grusht njerëzish. Shqipëria është veshur vetëm me një bluze kuq e zi që nuk ka mbuluar edhe fytyrën. Pra atë fytyrë që e ka pamjen e mjegullt.

Pikturat që do të paraqiten

Nuk e di. Janë disa. Sepse Shqipëria është zhveshur nga të gjitha anët. Nga të gjitha drejtimet. E kanë lënë si një vajzë të bukur por të zhveshur. Ta shijojnë ata që kanë lekë, kur në fakt është dhe duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve. Do ta paraqes në të gjitha këndvështrimet. Në të gjitha ato pjesë që të duket e tëra nudoja shqiptare. Unë në kohën e socializmit kam qenë në disa vende jashtë shtetit. Një çast që vija nga Kina, ndalova në Hungari (Budapest 1973). Filluan të kontrollonin të gjithë sa ishin në avion që dilnin. Nga Kina, Rusia, Gjermania. Nga je ti më thanë mua. Nga Shqipëria. Më nderuan dhe më thanë kalo, pa më parë asgjë. Sikur të isha president. Të tjerëve s’u lanë as çorape pa kontrolluar. Ndërsa pas vitit 1991, na kanë vënë qentë në Austri në kufirin Austriako- Gjerman. Na kontrollonin sikur të ishim kriminelë. Qentë dhe policët kudo që shihnin, na thoshin të pa fe, kriminelë, hajdutë…Unë që nuk di të gënjej, pyes veten, përse kjo gjendje ? Ç’është kjo kastë 20- vjeçare që e katandisi Shqipërinë në këtë farë feje?!

Si e zhveshi politika Shqipërinë nudo

  1. Nga latinishtja ministër do të thotë shërbëtor. Pra ata janë shërbëtorë të popullit. Fatkeqësisht nuk është kështu. Ata janë pronarët e popullit. Prandaj Shqipëria tashmë në sytë tanë dhe të të huajve është zhveshur nudo. Këtë dua të tregoj me këtë ekspozitë. Shqipëria si një nga vendet më të bukura në botë, por që drejtohet nga politikanë të shëmtuar. Dje kritikoja mënyrën e drejtimit të ekonomisë komuniste dhe më thoshin rebel. Edhe sot e njëjta gjë. Drejtimi i ekonomisë është false, iluzive, donkishotjane. Rebel politikanët quajnë ata që nuk u shkojnë pas ujërave, por kritikojnë drejtimin pa principe të shtetit duke parë në radhë të parë interesin e vet. Kështu është quajtur edhe Bajroni edhe Francisko Goja. Turgenjevi, Rebrandi, të cilit i grisën një pikturë pasi një pjesë të aristokracisë i bëri siç ishin të shëmtuar (në shpirt). Artisti është rebel se shikon më tej se sytë e pragmatistit. E vërteta është e shenjtë.

Intelektualët thonë se në Europë shkohet me art, kulturë, nëpërmjet librit, pse në Shqipëri po heshtet ndaj tyre?

Artistët shqiptarë si Inva Mula, Papavrami, Ermonela, balerinët shqiptarë, shkrimtarët e shquar shqiptarë, kompozitorët shqiptar, futbollistët, instrumentistët, këngëtarët operistik shqiptarë kanë vite që na kanë çuar në Europë. Por këtë s’duan ta shohin politikanët tanë, se nuk ju intereson. Në radhë të parë nuk ju ka interesuar për interesat e tyre ekonomike. Shkrimtarët tanë njihen deri aty ku nuk njihet Shqipëria, ku asnjë emër politikani shqiptar nuk përmendet. Videlman një studiues i historisë së artit gjerman ka thënë: Ballkani është vendi më i predispozuar për të nxjerrë talente në çdo fushë të artit. Pasi kemi klimën, diellin, natyrën, ajrin, lumenjtë, luginat, tokën dhe nëntokën e pasur. Kemi pasur fabrika, uzina, dhe sipas ekonomistëve botërorë në prag të ndërrimit të dy sistemeve Shqipëria ka pasur 60 miliardë dollarë pasuri. Ku ka vajtur kjo pasuri?

Të flasim pak përgalerinë e Arteve…Kam shkuar në shumë ekspozita të piktorëve dhe kam vënë re që të gjitha ato janë zhvilluar në Muzeun Kombëtar dhe jo në Galerinë e Arteve, përse?

Përese? Ti e di më mirë se unë. Përgjigja është e thjeshtë. Galeria e Arteve është kthyer në një pronë private personale, madje është oligarke. Ajo është bërë një bunker ku s’ka gjallëri, s’ka lëvizje. Galeria e Arteve duhet të gjallojë ditë natë, duhet të ketë mijëra njerëz në ditë, por aty sheh dyer të mbyllura, pasi ka njerëz që interesohen vetëm për artin e tyre, dhe jo për artin kombëtar.

Në këndvështrimin tuaj diktatura komuniste ka bërë më shumë për artin dhe kulturën?

Kjo përgjigje do shumë kohë. Nuk bëhet me një të shtënë. Gjërat merren me radhë. Ai regjim i bëri këto objekte, si galerinë, Muzeun Kombëtar, zhduku analfabetizmin, bëri sportin masiv, bëri shtëpi kulture në çdo fshat, etj..Po sot çfarë është bërë për artin dhe kulturën? Ekonomia dhe kultura janë shtyllat e një shteti. Sot ne nuk kemi as kulturë, as ekonomi. Shihini vetë mos më pyesni mua. Politikanët flenë në vila luksoze, artistët dhe shkrimtarët s’kanë bukë të hanë. Kulturën shqiptare e mbajnë të gjallë vetëm individët, krijuesit që rendin në botë. Shumë të tjerë bëjnë art imitues, jo të gjallë, pa frymëmarrje. Atëherë kishte dhe shkrimtarë dhe artistë të dobët, servilë, por ata aty ngelën në batak, ndërsa shkrimtarët e vërtetë bënë epokë, bënë emër që e lartësuan emrin e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …