Florence Hartmann: Në rastin e ish-Jugosllavisë, perëndimi duk donte të ndërhynte, tani në Ukrainë, pretendon por nuk guxon

Florence Hartmann: Në rastin e ish-Jugosllavisë, perëndimi duk donte të ndërhynte, tani në Ukrainë, pretendon por nuk guxon

Gazetarja e njohur dhe ish-zëdhënësja e  Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës  për ish-Jugosllavinë, Florence Hartmann,  ka deklaruar se shtetet e Perëndimit, në Ukrainë kanë përsëritur gabimet që kanë bërë në luftën e ish-Jugosllavisë të viteve 1990 kundër regjimit të Millosheviqit. Është shumë e vështirë të ndalosh luftën kur ajo tashmë ka filluar. Në rastin e ish-Jugosllavisë, shtetet perëndimore  nuk donin të ndërhynin, kështu që lufta zgjati shumë; “Në Ukrainë, ata duan të ndihmojnë, por nuk mund të ndërhyjnë, sepse ka një buton bërthamor në duart e kryetarit të Rusisë Vladimir Putin,” tha ajo në një intervistë për Al-Xhazira. Kritika ime  nuk është për shkak të vetë kritikës, por për shkak të realitetit  thotë, zonja  Hartmann, autore e katër librave, për Slobodan Millosheviqin dhe luftën në ish Jugosllavi.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …