Grusht shteti në Turqi

Forca të mëdha ushtarake kanë marrë kontrollin e shumë pikave kryesore të Ankarasë dhe Stambollit

Forca të mëdha ushtarake kanë marrë kontrollin e shumë pikave kryesore të vendit, duke e bllokuar Policinë, sigurimet e fshehta dhe organet tjera të Qeverisë që të funksionojnë. Ushtria ka marrë peng edhe gjeneralin e Ushtrisë, Hulusi Akar’ın. Deri tash ata kanë marr edhe aeroportin kryesorë të Stambollit dhe mediet kryesore të shtetit. Ndërkohë edhe shumë prej medieve online e kanë të pamundur funksionimin, përfshirë edhe CNN-in turk dhe disa media të tjera ndërkombëtare që kanë zyre në Stamboll dhe Ankara. Për momentin janë anuluar të gjitha fluturimet nga Stambolli. Ndërkohë janë bllokuar dy urat kryesore në Stamboll, të njohura si urat e Bosforit të cilat lidhin Azinë me Turqinë. Ndërkohë është ndërprerë interneti në shumë pjesë të Turqisë. Ndërkohë avionë të shumtë F16 janë duke fluturuar ulët nëpër Stamboll dhe Ankara. Ajo çfarë raportohet për momentin është panik e madhe tek qytetarët, ndërkohë që burimet nga presidenca tregojnë se Taip Erdogan për momentin është në një vend të sigurt, transmeton KosovaPress. Deri tash ajo çfarë dihet është një deklaratë që është shpërndarë në të cilën thuhet shumë pak: “Forcat e Armatosura të Turqisë, tashmë kanë në dorë rendin kushtetues, demokracinë, dhe po sigurojnë të drejtave dhe liritë e njeriut dhe të objekteve; në rivendosjen e sundimit të ligjit në vend; rivendosjen e rendit e sigurisë publike, rendit nga qeveria e vendit dhe ka konfiskuar plotësisht të gjitha ndërtesat e rëndësishme. Ju njoftojmë se të gjitha marrëveshjet dhe angazhimet tona ndërkombëtare mbeten të vlefshme me të gjithë vendet e botës dhe ne shpresojmë që të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira “, shkruhet në këtë deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …