leoni

Binali Yildirim: Një segment i ushtrisë tashmë ka filluar përpjekjet për një grusht shteti, në Turqi

Binali Yildirim: Një segment i ushtrisë tashmë ka filluar përpjekjet për një grusht shtet, në Turqi

Një segment i ushtrisë tashmë ka filluar përpjekjet për një grusht shtet, në Turqi, kështu ka deklaruar për opinionin kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll. Ushtria turke ka publikuar një deklaratë, sipas së cilës theksohet se ata kanë marrë nën kontroll qeverinë e vendit në emër të rendit demokratik, duke shtuar se të gjitha marrëdhëniet diplomatike me të huajt do të vijojnë dhe se të drejtat e njeriut do të respektohen. Burimet e huaja të lajmeve bëjnë të ditur se autoritetet ushtarake kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë avionët luftarakë. Një helikopter ushtrie raportohet të ketë hapur zjarr në një lagje të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe selia e Shërbimeve Sekrete turke. Sipas Yildirim, forcat e sigurisë së Turqisë janë duke bërë gjithçka nevojitet për të zgjidhur situatën.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, në konferencën e transmetuar nga kanali privat televiziv “NTV”, ka deklaruar se disa ushtarakë kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme veprime jashtë zinxhirit të tyre të komandës. Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet ende në pushtet. Kjo qeveri do të veprojë për sa kohë që populli ta vendosë këtë gjë”. Kryetari Rexhep Tajiip Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002 dhe u bë i pari president i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli në vitin 2014. Ai ka centralizuar në vijimësi pushtetin qeveritar te figura e presidentit. Arsyeja se përse Forcat Ajrore të Turqisë janë ngritur në veprim mbrëmjen e kësaj të premteje mbeten ende të paqarta. Burime jo zyrtare fajësojnë shërbimet e huaja dhe një segment të forcave të brendshme kundërshtare të politikave shtetërore të kryetarit Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …