Brickos

Në Portin e Durrësit nisi sot stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë, që prej Luftës së Dytë Botërore

Forca të shumta të NATO-s kanë zbarkuar në portin e Durrësit

Forca të shumta të NATO-s kanë zbarkuar në portin e Durrësit për të marrë pjesë në një nga manovrat më të mëdha të Aleancës Veri-Atlantike, “Defender-Europe 21”. Për të marrë pjesë në këtë stërvitje, në porti e Durrësit kanë zbarkuar 700 pajisje nga Skuadra Luftarake e Brigadës së 53-të e Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës ndërkohë që gjatë përgatitjeve do të arrijë edhe një anije ushtarake britanike në ditët e ardhshme. Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe në rajon”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …