Forcat e Sigurisë së Kosovës pritet të parakalojnë në Sheshin e Prishtinës, më 17 shkurt

Forcat e Sigurisë së Kosovës pritet të parakalojnë në Sheshin e Prishtinës, më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kur është paraparë të mbahet protesta e opozitës. Ndonëse gjatë vitit të kaluar Forcat e Sigurisë së Kosovës u injoruan nga Qeveria e Kosovës për festën e 17 Shkurtit duke mos u thirrur në organizimet zyrtare, këtë vit është paralajmëruar që FSK do ta bëjë parakalimin para qytetarëve të Kosovës. Këtë zyrtarisht e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, Ibrahim Shala, zyrtarë për informim në ministrinë e FSK-së. Ai ka bërë të ditur se me kërkesë të Qeverisë, FSK do të parakalojë në sheshin e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …