Brickos

Sot në kazemrën "Skënderbeu" diplomojnë kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gjeneratës 2018

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, institucionet më të besueshme nga qytetarët

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë t’u besojnë më së shumti Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Kështu vlerësohet në raportin monitorues dhe vlerësues të qeverisjes së brendshme dhe integritetit në sektorin e sigurisë në Kosovë të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Gjetjet kryesore gjatë periudhës monitoruese për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës kanë evidentuar edhe sfidat me të cilat përballen këto dy institucione, shkruan “Epoka e re”. “Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme në vend, megjithatë ende ka hapësirë për përmirësimin dhe adresimin e nevojave që dalin nga gjetjet e këtij hulumtimi”, është thënë në këtë raport, i cili fokusohet kryesisht në pesë fusha kyçe: prokurimin publik, menaxhimin e burimeve njerëzore, auditimin e brendshëm, parandalimin e konfliktit të interesit si dhe deklarimin e pasurisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …