Janë bërë tetë vjet qyshkur Hashim Thaçi thotë se Vatikani së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Janë bërë tetë vjet qyshkur Hashim Thaçi thotë se Vatikani së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vatikani, disa herë përmes kardinalëve, ka bërë të ditur se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, në radhë të parë për shkak se vendin tonë e konsideron qendër të krishterimit lindor, ndërsa Serbinë mbrojtëse të kësaj pjese shkizmatike të krishterimit. Megjithatë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe sa e sa autoritete të vendit nuk hezitojnë që nga viti në vit të japin premtime paushalle dhe  paralajmërime se Vatikani në mos sivjet, vitin e ardhshëm do ta pranojë shtetin e Kosovës. Vitet kanë kaluar dhe Vatikani, por as disa shtete islame, nuk e kanë pranuar dhe nuk do ta pranojnë shtetin e Kosovës, për shkak të interesave e tyre ideologjike, fetare e strategjike, që nuk kanë të bëjnë me ne shqiptarët, por me qasjen e tyre ndaj nesh. Po kështu është tepruar edhe me pretemtime boshe se edhe Izraeli së shpejti do ta pranojë pavarësinë e vendit tonë, por gjasat për ta pranura Izraeli pavarësinë e Kosovës janë po aq reale sa edhe pranimi i shtetit të Palestinës nga ana e Izraelit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …