Ramush Haradinaj

ForeignPolicy: Ramush Haradinaj e ka mbajtur fjalën që ia kishte dhenë Joe Bidenit, kur ishte senator, andaj ai e respekton

Kryetari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka një respekt të veçantë për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Biden para disa dekadave kishte premtuar përkrahjen e tij për shqiptarët. Në një takim me komunitetin shqiptar në Amerikë, Biden kishte thënë se do të angazhohet që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të qëllojnë dhe të vrasin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan.  residenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka një respekt të veçantë për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Biden para disa dekadave kishte premtuar përkrahjen e tij për shqiptarët. Në një takim me komunitetin shqiptar në ShBA, Biden kishte thënë se do të angazhohet që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të qëllojnë dhe të vrasin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan. “Duhet të qëndrojmë derisa të përfundojmë punën tonë dhe ja çfarë do të thotë kjo: Definicioni i të përfunduarit të punës tonë është që të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike dhe rajoni, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë – të jenë në rrugë për anëtarësim në NATO dhe të jenë në rrugë për të qenë pjesë e BE-së”, kishte thënë Biden.

Biden në vitin 1999 kishte qenë pjesëmarrës në një tryezë të Ligës Shqiptaro-Amerikane të organizuar atje. Pjesëmarrës në atë takim ishte edhe Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së.

Haradinaj aso kohe ishte në përpjekje për ta themeluar partinë që e drejton sot, AAK-në.

Madje, Biden në një moment i ishte drejtuar edhe Haradinajt:

“Nuk e di nëse jam me partinë e Ramush Haradinajt apo jo, por dua t’ju them se e respektoj këtë njeri”, thoshte Biden derisa mbante fjalim para Haradinajt.

Respekti i Bidenit për Haradinajn vazhdon edhe sot, sepse kreu i AAK-së ia kishte mbajtur një premtim që tash presidenti amerikan ia kishte kërkuar.

Revista prestigjioze amerikane ForeignPolicy, në një shkrim rreth presidencës së Biden, ka shkruar edhe për Ramush Haradinajn, duke thënë se ka mbajtur fjalën e dhënë ndaj Joe Bidenit, kur ai ishte senator.

Këtu bëhet fjalë për vitin 2001 kur Joe Biden kishte vizituar Manastirin e Deçanit dhe njëkohësisht kishte pasur takim me Ramush Haradinajn të cilit i kishte kërkuar nga ai premtimin e tij që do t’i kushtonte kujdes të veçantë Manastirit.

Si rezultat i kësaj kërkese, FP, kishte shkruar se kur dhuna shpërtheu përsëri në Kosovë tre vjet më vonë, dhjetëra kisha Ortodokse Serbe u shembën, por Manastiri mbeti i paprekur.

Vite më vonë, Haradinaj thuhet se i kërkoi Haltzel t’i tregonte Biden se ai e kishte mbajtur premtimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …