Franca rreshtohet gjithmonë për krah Amerikës, edhe për “non gratat” konfirmon ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elizabet Barsak

Franca rreshtohet gjithmonë për krah Amerikës, edhe për “non gratat” konfirmon ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elizabet Barsak

Franca do të rreshtohet gjithmonë për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ky është qëndrimi i ambasadores së Francës në Shqipëri Elizabet Barsak. E pyetur me qëndrimin që mban shteti që ajo përfaqëson në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës, nëse drejtësia shqiptare duhet të nis një hetim për ish-kryeministrin Berisha lidhur me akuzat për korrupsion, ajo ka thënë se kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen vetë shqiptarët. Franca është solidare me Shtetet e Bashkuara. Gjithmonë! Ne themi gjithmonë në lidhje me Shteteve të Bashkuara se “ne jemi aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara”. Pikë së pari sepse në planin e mbrojtjes, nëse ka një vend që nuk ka reshtur së financuari mbrojtjen, është pikërisht Franca. Buxhetet tona të mbrojtjes janë konsistente. Mos harrojmë se në nivel kombëtar kemi marinën e dytë më të madhe në NATO, pas asaj të Shteteve të Bashkuara. Mënyrën se si Shtetet e Bashkuara konsiderojnë personin, Sali Berisha ne e respektojmë, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Besa Ismaili-Ahmeti: Siguria e grave nuk është alibi për mbrojtjen e karriges ministrore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar ashpër ministrin Xhelal Sveçla, duke …