Erhard Byhler

Erhard Byhler dhe Malcolm Simmons: NATO-ja nuk ka pasur dëshmi konkrete për pretendimet në raportin e Dik Martit kundër UÇK-së

Ish-kryegjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons ka komentuar një deklaratë të ish-komandantit të NATO-s,  Erhard Butler në Kosovë i cili tha se kur Dick Marty kishte publikuar raportin për UÇK-në, ishin kontrolluar arkivat e NATO-s mirëpo nuk ishte gjetur asnjë provë për krimet e pretenduara. Simmons ka  rikonfurmuar se prova të tilla s’ka pasur asnjëherë dhe ka  shumë pyetje për të cilat duhet përgjigje sa i përket pretendimeve kundër UÇK-së. Ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen në Hagë për krime lufte. Ai ka theksuar  se në kohën sa ishte ish-komandant, nuk kishte dëshmi konkrete për akuzat që ishin bërë për UÇK-në në raportin e Dick Martyt. Në kohën sa kam qenë unë komandat është publikuar raporti i zviceranit Dick Marty. Natyrisht që ne i kemi shikuar të gjitha arkivat dhe kemi bërë përpjekje që të gjejmë dëshmi konkrete për këto akuza, por nuk kemi gjetur. Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për këto pohime, tha ai. Ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler, shprehu keqardhje për vonesat e shkaktuara nga ky proces duke thënë se faktet dhe provat kanë qenë të pakta qysh në fillim të procesit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Gjakovë. Në ceremoninë …