Frank Shkreli: Një mbështetje historike ndërkombëtare ndaj lirisë së fjalës

Frank Shkreli: Liria e shtypit-2016

Anë e mbanë botës, 3 Maji shënoi Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit e deklaruar si e tillë nga Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të nënvijuar rëndësinë e lirisë së shtypit anë e mbanë botës dhe njëkohësisht për t’u kujtuar qeverive anëtare të OKB-së, detyrën dhe përgjegjësinë  e tyre për të respektuar lirinë e të shprehurit, ashtu siç përcakton neni 19 i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut të vitit 1948 dhe Deklarata Ndërkombëtare e Windhoek e vitit 1991, një deklaratë kjo parimesh sepicifike mbi lirinë e shtypit. Është interesant një fakt tjetër historik, ndoshta pak i njohur, se këtë vit Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, bie gjithashtu edhe në 250-vjetorin e Aktit të parë në botë në mbështetje të lirisë shtypit, miratuar më 1776, në Suedi.

Në këtë ditë të Lirisë së Shtypit në botë, gjendja e gazetarëve dhe e lirisë së tyre të veprimit dhe të kryerjes së detyrës së tyre që ata kanë ndaj shoqërisë dhe shteteve ku jetojnë, veçse vjen e keqësohet anë e mbanë botës.  Sipas statistikave, nga viti 1992, anë e mbanë botës janë vrarë 1,189 gazetarë e gazetare. Ndërsa në raportin që botoi muajin e kaluar organizata jo qeveritare Freedom House — e cila raporton dhe mbështetë demokracinë, lirinë politike, lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut anë e mbanë botës – thuhet se sipas matjes së saj sot vetëm 13 për qind e popullësisë botërore gëzon lirinë e shtypit, ndërsa pothuaj gjysma e popullsisë botërore (46 %), nuk e gëzon këtë liri në asnjë formë.  Ente të ndryshme mediatike, me rastin e kësaj dite të lirisë botërore, i kanë bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që të caktojë një përfaqësues të posaçëm për t’u kujdesur për sigurinë e gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre, me qëllim që të ndihmojë dhe të mbështesë të gjithë gazetarët dhe korrespondentët e mediave tradicionale dhe të atyre elektronike, anë e mbanë botës, ashtuqë që të kenë mundësi të zhvillojnë veprimtarinë e tyre të lirë dhe pa frikë ndëshkimi për punën e tyre si gazetarë e gazetare.

Duke shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Europë, njëkohsisht edhe Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u shpreh se, “Sot ne kujtojmë me nderim gazetarët anë e mbanë botës, të cilët përballin rreziqet, dhunën, persekutimet dhe frikësimet, në përpjekjet e tyre të përditshme për të raportuar të vërtetën.”   Kryediplomati gjerman dhe kryetari i OSBE-së shtoi se, “Media e lirë dhe e pavarur është një gur themel i pazëvendësueshëm për mbarëvajtjen e një shoqërie të lirë dhe demokratike”.  Ai nënvijoi se në këtë fushë, OSBE-ja, “Luan një rol jetik duke përcaktuar dhe duke mbrojtur standardet e përbashkëta, në promovimin e këtij parimi për lirinë e medias”, shtoi Ministri i Jashtëm gjerman.   Ndërsa përfaqsuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç tha me këtë rast se, “Kjo ditë na kujton rëndësinë që luan media e lirë si dhe rolin thelbësor që ajo luan në shoqërinë civile. Gazetarët anë e mbanë botës”, shtoi ajo, “përfshirë edhe ata që punojnë në rajonin e vendeve anëtare të OSBE-së, po veprojnë gjithnjë e më shumë nën kushte të vështira pune.”

Ndërsa në emër të Bashkimit Europian (BE), Përfaqsuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, në deklaratën e saj me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, nënvijoi se, “E drejta e lirisë së opinionit dhe e të shprehurit përfshinë edhe lirinë për të kërkuar, për të marrë dhe për të shpërndarë informacionin.”   Ky, tha Përfaqsuesja e Lartë e BE-së, “Është çelsi kryesor i qeverisjes dhe zhvillimit demokratik në përgjithësi.  Njerzit kanë nevojë të informohen plotësisht dhe objektivisht me qëllim që të bazuar në informacionin e marrë, të kenë mundësi të formojnë opinionin e vet dhe të marrin pjesë në proceset vendim-marrëse që afektojnë jetën e tyre të përditshme.” Federica Mogherini theksoi gjithashtu se, “Liria e informacionit ndihmon për një qeverisje më të mirë, ndërkohë që mbështetë dhe përforcon transparencën në jetën publike dhe mund të përdoret për të mbajtur përgjegjëse qeveritë dhe përfaqsuesit e klasës politikë për veprimet e tyre, sidomos në fushën e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të korrupsionit.” Në deklaratën e saj me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Përfaqsuesja e BE-së dënoi gjithashtu frikësimet dhe dhunën që po përdoret në rritje e sipër ndaj gazetarëve anë e mbanë botës ndërsa shprehu vendosmërinë e entit që ajo përfaqëson, “Për të promovuar dhe për të mbështetur lirinë e të menduarit dhe të të shprehurit, për të gjithë dhe kudo, bazuar në parimet e barazisë, mos diskriminimit dhe universalitetit – nepërmjet cilësdo media që ata dëshirojnë dhe pa pengesa kufijsh. Kjo është e drejta juaj”, përfundoi deklaratën e saj Federica Mogherini.

Sipas organizatave të ndryshme botërore që merren me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me lirinë e medias në përgjithësi edhe këtë vit,  Dita Botërore e Lirisë së shtypit e gjenë median, në pjesën më të madhe të botës, në një atmosferë frikësimi, dhune, vet-censure dhe tensionesh publike dhe private.   Ndërkohë që qeveritë e ndryshme anë e mbanë botës, kanë shtuar masat e tyre shtypëse në këtë fushë — me legjislacion dhe pa legjislacion – për të kontrolluar dhe për të shtypur lirinë e medias, jo vetëm nga qeveritë por edhe nga interesa të ndryshme private të korruptuara, që mund të jenë të lidhura direkt ose indirekt me qeverinë ose përfaqsues të saj.   Arkitekti i fjalës së lirë, Thomas Xhefersoni ka thënë se shtypi, që me të vërtetë është i lirë të hetojë dhe të kritikojë qeverinë, është absolutisht i doemosdoshëm për demokracinë e një vendi që praktikon vetqeverisjen. Si rrjedhim, mbarëvajtja politike dhe ekonomike e një vendi, varet nga qytetarët e edukuar dhe të mirë-informuar. Ai ka thënë gjithashtu se “ndonëse qeveritë tona duhet të bazohen dhe të veprojnë sipas opinionit të shprehur dhe të lirë të popullit, atëherë si rrjedhim, objektivi i parë duhet të jetë që kjo e drejtë, pra e drejta e lirisë së shtypit, duhet të ruhet dhe të kultivohet”.  Ndryshe nga shumica e udhëheqsve të sotëm botërorë, Xhefersoni besonte në triumfin përfundimtar të së vërtetës si dhe në lirinë e fjalës dhe të përhapjes së lire të ideve dhe besonte njëkohsisht në shtypin e lirë si një mjet për të arritur tek e vërteta përfundimtare.

Por sot, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës së Korrespondetëve pa Kufijë, Christophe Deloire, “Për fat të keqë, është tepër e qartë se shumë prej udhëheqsve aktual botërorë janë duke zhvilluar një formë paranoje në lidhje me gazetarinë legjitime.”   Frikësimet dhe dhuna ndaj gazetarëve, thekson ai, përfundon në anashkalimin e debatit mbi pluralizmin dhe çon në shtypjen, në rritje e sipër të lirisë së medias dhe përfaqsuesve të saj, nga qeveritë autoritare shtypëse.  Z. Deloire shtoi se gazetaria e vërtetë, e cila meriton të konsiderohet si e tillë, duhet patjetër të mbrohet kundër propagandës së qeverive, në rritje e sipër, ndaj lirisë së shtypit anë e mbanë botës. “Garancia e të drejtës së publikut për të pasur në dispozicion lajme dhe informacione të pavarura dhe të besueshme është jetike nëqoftse kemi në mend të zgjidhim problemet e njerëzimit — qoftë në nivelin vendas, qoftë në nivelin botëror”, tha me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Korrespondentëve pa Kufijë, Christophe Deloire.

Grupi i tifozëve “Plisat”  në një adresim për opinion kanë mirëpritur pranimin e Kosovës në UEFA. Ata kanë shkruar  se nuk e tradhtojnë idealin kombëtar për një leckë, të cilin ia imponuan Kosovës dhe nuk e zgjodhën vetë. Ne do të vazhdojmë të mbështesin klubin tonë të zemrës dhe nuk do të përkrahin djelmoshat shqiptarë të Zvicrës kur ata do të luajnë kundër vendlindjes së tyre. “Plisat janë për Kosovën dhe futbollin vendor, bile qe 16 vjet s’ka arë, livadh, fushë apo stadium nëpër Kosovë që nuk kanë qenë pas klubit të tyre të zemrës. Por plisat nuk janë dyfytyrësh e hipokritë dhe plisat s’e shajnë kalin pasi që të kalojnë lumin siç po bëjnë disa. Plisat nuk janë me Zvicrën kur luan kundër vendit amë dhe përfundimisht rinia e Plisave nuk e tradhton idealin kombëtar për një leckë të cilën na imponuan dhe nuk e zgjodhëm vetë”, thuhet në postimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …