leoni

‘Kurir’ akuzon shqiptarët për djegien e kishës ortodokse në Nju Jork (sic!)

‘Kurir’ akuzon shqiptarët për djegien e kishës ortodokse në Nju Jork (sic!)

Ashtu siç ndodhë vetëm në shtypin serb, shqiptarët akuzohen edhe për djegien e kishës ortodokse serbe në Nju Jork. Sado që tingëllon e pabesueshme, gazetarët e ditores ‘Kurir’ i japin liri vetës sa të akuzojnë shqiptarët për djegien e kishës ortodokse në Nju Jork me 1 maj. Kjo gazetë përpiqet t’i bind lexuesit e saj se shqiptarët i vunë zjarrin kësaj kishe, sepse ata i urrejnë serbët. Më tej, gazetarët serbë implikojnë edhe mafinë shqiptare si përgjegjëse për djegien e kësaj kishe. “Mafia shqiptare, e cila është shumë e madhe dhe e fortë në Amerikë, ka organizuar djegien e kishës së Shën Savës në Nju Jork”, shkruan Kurir. Guvernatori i Nju Jorkut, Bill de Blasi ka përgënjeshtruar pretendimet e serbëve të Amerikës se gjoja zjarri është vendosur me qëllim. Mediet amerikane konsiderojnë se qirinjtë brenda sallës së kishës janë shkaku kryesor i përhapjes së zjarrit.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …