Fshati Brodec ka pritur me lot dhe mall bashkëfshatarët e vet të cilët u liruan pasi vuajtën nga 10 vjet burg

Fshati Brodec ka pritur me lot dhe mall bashkëfshatarët e vet të cilët u liruan pasi vuajtën nga 10 vjet burg

Fshati Brodec i Tetovës sot  ka pritur me lot dhe mall bashkëfshatarët e vet të cilët  u liruan pasi vuajtën nga  10 vjet burg. Ata sot e kësaj dite deklarohen të pafajshëm dhe thonë se kanë qenë viktima të një procesi të montuar politiko-gjyqësor. 10 vjet më parë në Brodec kishin intervenuar forcat policore sllaveomaqedone dhe kishin vrarë shtatë  shqiptarë, ndërkohë që kishin bugosur e më pas kishin dënuar edhe 12 banorë të fshati të akuzuar për vrasje të policëve sllavomaqedoans.  Pas dalje nga burgu ata nuk e dinë se si të vazhdojnë me jetën e tyre, sepse dhuna dhe torturat e pandërprera gjatë kohës së burgur  i kanë bërë  aftë pa punë.

10 vjet më parë nga sulmi agresiv, i paramenduar, i përgatitur shumë kohë më parë dhe i ekzekutuar nga policia sllavomaqedone, më 7 nëntor 2007, në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës, ishin  vrarë në rrethim gjashtë shqiptarë nga trojet e ndryshme të Shqipërisë etnike, gjashtë të tjerë morën plagë, ndërsa policia sllavomaqedone arrestoi dhjetëra shqiptarë. Më 2 nëntor të atij viti, në rrethana të pasqaruara është vrarë edhe veterani i tri luftërave tona çlirimtare, Xhavit Morina.   Dhe në atë sulm të forcave sllavomaqedone  u gjeten do trima të përfolur për “të keq”. Ata jo rastësisht shtegtonin andej nga Malësia e Tetovës, në malet e Sharrit Plak, të ikur nga burgjet, të ndjekur nga policët e milicët. Atë ditë ata  qëndruan dhe ranë burrërisht duke luftuar, jo për veten e tyre, as për partitë e tyre politike, as sepse ishin zënë për tenderët, as për krenari sa për të fituar në zgjedhje, as për të fituar nam e lavdi. Megjithatë, ata ranë, duke derdhur gjakun e tyre në trojet ende të paçliruara të Shqipërisë. U vranë nga pushtuesit tanë shekullorë, të ndihmuar edhe shpirt vasalët shqipfolës. (RKL  9 nëntor 2007)

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …