Hashim Thaci

Kryetari Thaçi, pritet që sot ose nesër ta thërras seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se kryetari, Hashim Thaçi, pritet që sot ose nesër ta thërras seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës. Seanca pritet të mbahet ditën e martë. Kjo vonesë është bërë për shkak se shumica e deputetëve të zgjedhur kanë shkuar nëpër pushime verore. Sipas rregullores së punës të Kuvendit,  kjo seancë e parë legjislative bëhet nga Kadri Veseli si kryetar i Kuvendit në legjislaturën e kaluar dhe Kryesia e Kuvendit e po asaj legjislature. Më pas kryetari dhe Kryesia e Kuvendit e kaluar ftojnë kryetarët e partive që kanë hyrë në Kuvend për të biseduar mbi rendin e ditës së seancës konstituive. Deri sa të zgjidhen strukturat e Kuvendit, kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, punimet e seancës së Kuvendit i udhëheq deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, i cili do të ndihmohet në drejtim të seancës nga deputeti më i ri i kësaj legjislature.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …