FSHF-ja kërkon angazhim të institucioneve për ta ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës “Ballistit” në Serbi

FSHF-ja kërkon angazhim të institucioneve për ta ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës “Ballistit” në Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut për ekstradimin e Ismail Morinës “ Ballistit” në Serbi. Ajo ju ka bërë thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Morinës në Serbi. “Federata Shqiptare e Futbollit është plotësisht e angazhuar t’i shkojë deri në fund një çështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast. FSHF-ja është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një diçka e tillë të mos realizohet dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kontrolloni gjithashtu

Jamie Shea

Jamie Shea: Reçaku dhe Rambujeja si justifikim për ndërhyrjen – rrëfimi i Jamie Shea rikthen narrativën e NATO-s

Në prag të 27-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, ish-zëdhënësi i aleancës gjatë luftës së vitit …