Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme del të jetë deputetja, Flora Brovina, por edhe ndonjë tjetë, mirëpo kurrsesi Kadri Veseli, i cili e ka përkrahjen e koalicionit: PDK-AAK-NISMA, por as Xhavit Haliti, për të tjerët tani për tani nuk sugjerime. Për Lëvizjen Vetëvendosje është e pranueshme deputetja, Flora Brovina, të emërohet në krye të Kuvendit të Kosovës. Këtë emër nuk e kemi diskutuar në parti, por personalisht është e pranueshme për mua, ka thënë Glauk Konjufca. Edhe përfaqësues të koalicionin LAA thonë se PAN-i duhet të propozojë një emër të pranueshëm për të gjithë. Koalicioni PAN duhet të ta ketë parasysh që nëse duhet të procedojnë më tutje duhet ta kandidojnë dikë që është i pranueshëm për të gjithë”, ka thënë për arbresh.info deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu. Kur bëhet fjalë për kushtëzimet, nëse dështon PAN-i në konstituimin e Kuvendit, a do të mund ta kushtëzonte, koalicioni PDK-AAK-NISMA, kandidatin e zgjedhur të koalicionit: Vetëvendosje LAA? Këtë nuk e kanë lënë të nënkuptohet Konjufca, as Sejdiu.
