FSK-ja mban ligjërata për vetëdijesimin nga rreziku i mjeteve piroteknike

FSK-ja mban ligjërata për vetëdijesimin nga rreziku i mjeteve piroteknike

Tashmë që po afrohen festat e fundvitit, përdorimi i mjeteve piroteknike nga ana e të rinjve në Kosovë është rritur me të madhe. Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit nëpër komuna, ka organizuar fushatë vetëdijesimi nëpër shkollat fillore të Kosovës me qëllim të ndërgjegjësimit të nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojë përdorimi nga ana e tyre i mjeteve piroteknike. Fushata është realizuar nga data 10 deri më 19 dhjetor 2018 dhe janë  përfshirë nxënës të shkollave fillore të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit dhe Dragashit. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 17 orë mësimi ku kanë marrë pjesë mbi 1000 nxënës. Ligjëratat janë mbajtur nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit,  të cilët janë të përgatitur dhe të trajnuar për mjete të rrezikshme.

Nxënësit shfaqen interesim të madh gjatë këtyre ligjëratave, gjë që u pa edhe nga pyetjet e tyre të shumta rreth këtyre mjeteve. Vlen të ceket se një numër i madh i tyre ishin mjaft të zëshëm kundër përdorimit  të tyre.

Instruktorët ligjërues të angazhuar në këtë aktivitet, rreshter Valon Abdyli, tetar Butrint Kastrati, tetar Liridona Musaj, tetar Shpejtim Gashi, shprehen mjaft të kënaqur me interesimin e nxënësve dhe angazhimin e personelit të shkollave ku janë realizuar këto ligjërata.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj veprimit skandaloz dhe politikisht …