Formimin e Ushtrisë së Kosovës e kanë përshëndetur krerët e institucioneve të vendit, liderët e partive politike...

FSK-ja për herë të parë i dërgon kadetët për shkollim në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

Forca e Sigurisë së Kosovës do të dërgojë për herë të parë kadet për t’u shkolluar në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në komunikatën e Forcës së Sigurisë së Kosovës thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i FSK-së, në vazhdimësi ofrojnë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Të gjitha testimet si dhe nominimet e kandidatëve, janë bërë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kandidatët ju kanë nënshtruar testeve rigoroze, duke filluar nga Testi i Inteligjencës, Testi i gjuhës angleze ECL, Testi SAT si dhe Testi Fizik. Kadeti i përzgjedhur është Albin Bytyçi. Kadeti Ai ka qenë kandidati i cili në bazë të përformancës së testeve dhe kritereve tjera të përcaktuara, është përzgjedhur nga Akademia e Forcave Ajrore të SHBA-ve për shkollim në kuadër të gjeneratës 2024.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …