FSK: U mbajt “Ngritja e Kapaciteteve për Forcimin e Transparencës, Përgjegjshmërisë e Integritetit në Sektorin e Sigurisë’’

FSK: U mbajt “Ngritja e Kapaciteteve për Forcimin e Transparencës, Përgjegjshmërisë e Integritetit në Sektorin e Sigurisë’’

Nën udhëheqjen e ekspertëve të NATO-s, Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë dhe atyre të KFOR-it u mbajt punëtoria e radhës,, Ngritja e Kapaciteteve për Forcimin e Transparencës, Përgjegjshmërisë dhe Integritetit në Sektorin e Sigurisë’. Punëtoria u mbajt në kuadër të rritjes së bashkëpunimit NATO- Kosovë. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin menaxherë të segmenteve dhe fushave nga institucionet e sigurisë në vend. Në sesionin e parë të punimeve kësaj punëtorie morën pjesë: ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm z. Shkelzen Sylaj dhe drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për MFSK/FSK, gjeneral brigade Ralf Hoffmann

 Me këtë rast, fjalën e hapjes e mbajti, ministri i FSK-së, z. Rrustem Berisha i cili tha: ”Është  shumë inkurajues fakti që po shohim një pjesëmarrje kaq të gjerë dhe aktive dhe një interesim të lartë nga institucionet e Kosovës për temën  e kësaj punëtorie.  Udhëheqësit e FSK-së janë të vetëdijshëm se integriteti institucional publik është parakusht për një shoqëri funksionale. Rendësi të veçantë i kemi kushtuar ngritjes dhe forcimit të integritet në MFSK,  e cila synon anëtarësimin në NATO. Ndërtimi i Integritetit dhe Qeverisja e Mirë në Sektorin e Sigurisë është interes i përbashkët në kornizën e ndërveprimit të avancuar NATO-Kosovë’’.

Ministri falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që kanë përkrahur Ministrinë e FSK-së  në implementimin e planit të integritetit.

Në punimet e konferencës, foli edhe sekretari i përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj i cila në fjalën e tij tha se Integriteti në MFSK dhe FSK tanimë është bërë vlerë dhe standard në institucionin tonë, vlerë kjo e krijuar në përkrahje të partnerëve tanë strategjikë dhe ndihmës së miqve tanë ndërkombëtarë, duke mos harruar asnjëherë angazhimin e palodhshëm të të gjithë personelit, si dhe mbështetjen pa rezervë të ministrit të MFSK – së z. Berisha. Në fund të fjalës së tij, z. Sylaj edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë e MFSK-së dhe FSK-së që të ofrojë për institucionet tjera vendore të gjitha kapacitetet profesionale në implementimin e Planit të Integritetit 2019-2022 si dhe ekspertizën tonë në hartimin e planeve të integritetit, në përkrahje te të gjitha institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës,.

Ndërsa, gjeneral brigade Ralf Hoffmann drejtor i NALT-it, vlerësoi lartë angazhimin e MFSK/FSK-së në avancimin e implementimit të Planit të Integritetit.  “Kjo ngjarje po zhvillohet mbi suksesin  e konferencës  për ndërtimin e integritetit të mbajtur më 18 nëntor 2017 në Prishtinë, organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pjesëmarrja aktive  dhe interesimi  për këtë temë  është inkurajim dhe ne duam të  vazhdojmë  bashkëpunimin tonë me institucionet e Kosovës në fushën e Qeverisjes së Mirë  dhe Ndërtimit të Integritetit.  Kjo temë është e rëndësishme për NATO-n”.

Në Punëtorinë ,,Ngritja e Kapaciteteve për Forcimin e Transparencës, Përgjegjshmërisë dhe Integritetit në Sektorin e Sigurisë’’ kanë marrë pjesë menaxherë nga Ministria për FSK, Ministria e Punëve të Brendshme si dhe ministri dhe agjenci tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …