Ministri, Hasani bisedoi për rritjen e sigurisë së kontrollit të tregut me mallra strategjike

Ministri, Hasani bisedoi për rritjen e sigurisë së kontrollit të tregut me mallra strategjike

 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur dje në takim drejtuesit e lartë të programit EXBS Joe Baldwin, menaxher i programit EXBS për rajonin e Ballkanit dhe Turqinë dhe shefin e zyrës ISN/ECC Dave Froman, ku temë diskutimi ishte plani i propozuar strategjik për Ballkanin. Ai i njoftoi për të arritur e kësaj ministrie, konkretisht për Departamentin e Kontrollit të Tregut dhe Mallrave Strategjike, duke filluar nga infrastruktura ligjore, nënshkrimi i marrëveshjeve me shtetet fqinje.  Hasani shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme në asistencë teknike dhe ndihma të drejtpërdrejta financiare. Po ashtu, në këtë takim u vlerësua rritja e numrit të dhënieve të licencave për importin e mallrave me përdorim të dyfishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …