Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Është shumë e trishtueshme situata në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratike në Shqipëri

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar, i cili është edhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor e ka quajtur të trishtueshme  situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratike. Ai duke folur për revistën greke, To Vima,  pasi ka renditur shqetësimet në Ballkan, është ndalur në trazirën e PD-së, për të cilën tha se nuk duhet të ishte përfshirë në një përçarje të tillë. Sipas tij, PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën e Sali Berishës, në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …