Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Në vend që të kishim një kryetare që do të unifikonte popullin, ne e kemi një asistente teknike të Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu,  ka thënë se roli i kryetares  së vendit përcaktohet me Kushtetutë, por ajo në asnjë rrethanë nuk e ka respektuar rolin e saj dhe se ka heshtur e ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në vend. Zonja Osmani e ka luajtur rolin e asistentes teknike të kryeministrit Albin Kurti. Në vend që të kemi një presidente e cila do të unifikonte popullin në situata normale e me theks të veçantë në situata krizash siç ka qenë kriza e 24 shtatorit, ne e kemi një presidente e cila e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit. Kryetarja ka heshtur në shumë probleme të cilat ka kaluar Kosova gjatë viti 2023, q kjo heshtje e ka bërë atë që të mos jetë kredibile në pozitën që ka. Loja me Prokurorin e shtetit, heshtja e saj ndaj sulmeve që ju kanë bërë gazetarëve të Kosovës, heshtja e saj me ditë të tëra për veriun, heshtja saj për skandalet diplomatike që po ndodhin çdo ditë, heshtja saj ndaj kërkesave të Policisë së Kosovës e bënë atë të mos jetë kredibile. Është shumë i gjatë numri i problemeve për të cilat zonja Osmani është dashtë ta jap mendimi dhe qëndrimin e saj. Të unifikoj popullin, të thërras edhe qeverinë që të reflektoj ndaj kërkesave të qytetarëve, ajo përkundrazi ka qenë një patericë e Albin Kurtit, ka saktësuar, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …