L. Rafuna: 67 për qind e bizneseve që operojnë në Kosovë, shqetësohen me largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim  Rafuna  deklaroi se  67 për qind e bizneseve që operojnë ë Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre me largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit. Ai para gazetarëve, shpalosi punën e OEK-ut për vitin 2023 si dhe sfidat dhe rekomandimet për vitin 2024, tha se kanë bërë një anketë me 500 biznese në Kosovë për të kuptuar më shumë rreth sfidave dhe pritshmërive të tyre. Në pyetjen se a ndihen të rrezikuar me mungesë punëtorësh, pas mundësisë që punëtorët të lëshojnë vendet e punës pas 1 janarit 2024 me rastin e liberalizimit të vizave, Rafuna tha se 67 për qind e tyre e kanë pohuar një shqetësim të tillë. Gjatë vitit 2023, 70 për qind e kompanive e kanë pasur sfidë kryesore mungesën e personelit të kualifikuar dhe kërkesën e ulët për blerje. Gjatë vitit 2023 ka pasur një mungesë të porosive, ose një mungesë të kërkesës, sidomos në ndërtimtari, sa i përket shitjes së banesave. Kështu që, 53 për qind e të anketuarve kanë shprehur se ka një rënie të porosive ose një rënie të kërkesës për mallra, ose për produkt”, theksoi Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …