Brickos

Mirela Kumbaro

Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2023, nga shtete e botës, vendi fitoi mbi 3 miliardë euro

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit,  Mirela Kumbaro mbajti sot konferencën për shtyp mbi analizën vjetore të ministrisë dhe për të prezantuar prioritetet e vitit 2024 në fushën e turizmit dhe mjedisit. Ajo  u shpreh se viti 2023 ishte më i miri për turizmin, si fryt i bashkëpunimit të suksesshëm mes aktorëve të sektorit, kuadrit ligjor, por edhe promovomit të mirë të vendit. Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2023, nga të gjashtë kontinentet, veç Evropës që mban edhe peshën kryesore të flukseve hyrëse, megjithatë si trende më interesante të vitit që shkoi ishin flukset e turistëve spanjollë, holandezë e italianë. Nga Turqia gjithashtu pati rritje të ndjeshme të hyrjeve prej 200 mijë turistësh ose 110% më shumë krahasuar se viti paraardhës”, tha Kumbaro. Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro tha se flukset më të mëdha të vizitorëve janë të përqendruar në bregdet, prandaj gjatë këtyre viteve është vendosur një standard të ri në lidhje me aplikimet, menaxhimin dhe pastërtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …