Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

S. Gërxhaliu: Kur një Qeveri e sulmon dhe ofendon Gjykatën e vet Kushtetuese para të huajve, është mjerim i kohës për atë shtet

Intelektuali ekonomisti dhe analisti ndër më realistët i Kosovës, Safet Gërxhaliu në një analizë të tij ka shkruar se  sundimi i rendit dhe ligjit është substancial për funksionimin e një shteti dhe zhvillimit multidimensional të tij. Ka pasur pakënaqësi në funksionimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por sulmet e viteve dhe ditëve të fundit qoftë nga pozita apo opozita që po i bëhen Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë dëmi më i madh për imazhin e Kosovës. Kur një Qeveri e sulmon dhe ofendon ketë Gjykatë para të huajve por edhe para mediave të huaja e në veçanti atyre armiqësore është mjerim i kohës për atë shtet. Kjo tregon pa dijeni, pa pjekuri shtetërore dhe luftë për autokraci e totalitarizëm. Gjykata Kushtetuese e Kosovës është autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës dhe shqyrtim gjyqësor të ligjeve lidhur me përputhjen e tyre me kushtetutën. Gjykata Kushtetuese është themeluar menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës gjersa rastin e saj të parë e kishte në vitin 2009. Kjo nënkupton se Institucionet nuk kanë vetëdije të lartë shtetërore dhe nuk kanë përgatitje për të kuptuar funksionimin e shtetit, gjykata nuk është e kapur sepse ata janë njerëz profesional, vendimet i kanë të drejta, të paanshme dhe të pandikueshme. Partitë politike duhet të vetëdijesohen dhe të kuptojnë se kjo gjykatë është një organ i pavarur i ndërtuar si një subjekt i rëndësishëm i shtetit dhe duhet respektuar si i tillë. Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues tha mes tjerash Safet Gerxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …