Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi akuzon kryeministrin, Albin Kurti, për përçarje të spektrit politik në Kosovën Lindore

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për përçarje të spektrit politik në Kosovën Lindore. Ai i quan servilë të Kurtit , Ardita Sinanin e Shaip Kamberin, teksa shton se i njëjti po përpiqen  të sundojnë në këto komuna. Ao thotë janë tradhtuar në dialog, meqë marrëveshja e Ohrit nuk parasheh reciprocitetin me Serbinë. Në intervistën për KosovaPress. z Arifi  flet edhe për tre milionët e ndarë nga qeveria, agresionin në Banjskë të Zveçanit e qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se në asnjë nga takimet që kryeministri Albin Kurti ka mbajtur me përfaqësuesit e luginës, ai nuk ka qenë i ftuar. Për më tepër, Arifi akuzon kryeministrin për përçarje të spektrit politik në Luginë të Preshevës. Kritik shprehet edhe për shumën prej tre milionë eurove, të cilat janë paraparë për Luginën e Preshevës. Madje, thotë se edhe në buxhetin e vitit të kaluar ka ndodhur skandal korruptiv.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …