leoni

KPK: Vjosa Osmani ka konfirmuar përpjekjen e saj sistematike për shtrirje të ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Kosovës

PDK-AAK: Kryetarja, Vjosa Osmani, ka qenë asistente teknike e kryeministrit, Albin Kurti, nuk është person unifikues

PDK-ja dhe AAK-ja  kanë kritikuar qëndrimin që ka mbajtur kryetarja, Vjosa Osmani, gjatë proceseve,  nëpër të cilat ka kaluar vendi gjatë vitit 2023. Mirëpo partia Vetëvendosje  thotë  se ajo ka qenë konstruktive në disa çështje, por që do të duhej të ishte me bashkëpunuese me opozitën. Deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani, ka thënë se në aspektin ndërinstitucional gjatë viti 2023 ka pasur  bashkëpunim të mirë ndërmjet institucioneve të presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit. Por sipas tij, presidentja do të duhej që të ishte më bashkëpunuese me opozitën sa i përket procesit të dialogut. Po ashtu mendoj që ka dhënë edhe një rol konstruktiv në një farë mënyre po e them në tensionimin e raporteve në mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Ka pas një rol deri diku konstruktiv ku ka filluar një bashkëpunim pak më i mire se sa që ka qenë vitin e kaluar në mesë presidentes dhe kryeministri të Shqipërisë”, tha Eman Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …