Tomë Gashi

Gashi: Nesër mbahet seancë në Gjykatën e Apelit për rastin ‘Drenica I’

Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, sipas ankesës së avokatëve për ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish-komandantit të ZO të Drenicës, Sami Lushtaku si dhe eprorëve e ushtarëve të tjerë në rastin e njohur si ‘Drenica I’. Avokati Gashi është shprehur se mbrojtja shpreson që Gjykata e Apelit do t’i shpallë të pafajshëm “sepse ata pa asnjë provë e në kundërshtim me standardet evropiane të drejtësisë dhe të gjykimit të drejtë u shpallen fajtorë në muajin maj të vitit 2015 për vepra, të cilat nuk i kishin kryer”.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …