leoni

Një serial amerikan vë në lojë masakrimin e 8.000 myslimanëve në vitin 1995, në Srebrenicë nga forcat fashiste serbe

Një serial amerikan vë në lojë masakrimin e 8.000 myslimanëve në vitin 1995, në Srebrenicë nga forcat fashiste serbe

Shakatë për gjenocidin më të tmerrshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, në Srebrenicë, nuk janë standard për komedi që transmetohen në TelevizionE. Por, një serial komik amerikan bën shaka për masakrimin e mijëra burrave dhe të rinjve  myslimanë në vitin 1995, gjatë luftërave në Bosnje e Hercegovinë ku serbët në prani të paqeruajtësve holandezë e evropianë masakruan në mënyrën më barbare 8.000 boshnajkë myslimanë. Në një nga episodat e serialit “Çifti i çuditshëm” (Odd Couple), të transmetuar më 22 prill në rrjetin amerikan CBS, një nga personazhet e meshkujve e fton një vajzë në takim, në një restoran serb të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’. Referenca ka të bëjë me qytetin ku në vitin 1995 më shumë se 8,000  burra të rinj myslimanë boshnjakë u rrethuan dhe u vranë nga ushtria e serbëve të Bosnjës. Hatixha Mehmedoviq, e cila jeton në Srebrenicë dhe e udhëheqë një grup që lobon në emër të 6,000 të mbijetuarve nga vrasjet e Srebrenicës, tha se seriali bën shaka në kurriz të grave që janë dërguar dhunshëm në restorante të tilla dhe janë dhunuar nga ushtarët serbë të Bosnjës. Burri i saj, dy djemtë dhe dy vëllezërit e saj u vranë në atë masakër. “Të thuash eja të shkojmë në një restorant të ri të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’ është njësoj sikurse të thuash diçka të tmerrshme të llojit: Eja të shkojmë në një restorant të ri gjerman të quajtur ‘Shija e Auschwitzit’,” thotë përmes një letre të hapur Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës së Veriut, i cili përfaqëson emigrantët dhe refugjatët nga ky rajon i ish-Jugosllavisë. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …