Veseli

Veseli: Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018

Përkundër kërkesave të vazhdueshme të partive opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se ato do të mbahen vetëm në afatin e paraparë ligjor, me 2018. Megjithë faktin që edhe anëtarë të PDK-së kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme, kryetari i sapozgjedhur i kësaj partie ka përjashtuar mbajtjen e tyre gjatë këtij viti. “Zgjedhjet do të jenë në vitin 2018”, ka thënë Veseli gjatë një konference për medie me rastin e aderimit në PDK të ish-aktivistëve të Vetëvendosjes të grupuar në organizatën ‘Fraksion +’.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …