Kryekuvendari, Veseli u takua me ambasadorin, Delawie

Kryekuvendari, Veseli u takua me ambasadorin, Delawie

Kryekuvendari, Kadri Veseli sot priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. Me këtë rast, diplomati amerikan përgëzoi Veselin për zgjedhjen në krye të PDK-së, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësitë e reja politike. Duke folur mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave, ambasadori amerikan tha se këto janë tregues i qartë se institucionet e Kosovës kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre karshi qytetarëve dhe obligimeve që dalin nga procesi i integrimeve evropiane. Delawie shprehu edhe njëherë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën në të gjitha hapat e saj të zhvillimit.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …