Gazeta DITA publikon dokumentet që provojnë falsifikimin flagrant të regjistrit të Gjendjes Civile nga Sali Berisha

Gazeta DITA publikon dokumentet që provojnë falsifikimin flagrant të regjistrit të Gjendjes Civile nga Sali Berisha

Është thënë disa herë që Sali Berisha ka falsifikuar dy nga gjeneralitet e tij, por mungesa e provave si dhe djegia e çuditshme e dokumentave të familjes së tij në vitin 1997 në Tropojë e bënte të pamundur vërtetimin e kësaj akuze, ashtu siç ka ndodhur rëndom në rastet e akuzave më të rënda ndaj tij. Gazeta DITA publikon sot për herë të parë dokumentet që provojnë falsifikimin flagrant të regjistrit të Gjendjes Civile të shtetasve dhe për më tepër, falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit, gjë që sipas ligjit, çon në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-kryeministrit. Në dokumentet origjinale fillestare të Sali Berishës, duket qartë datëlindja e tij është 1 korrik 1944. Këtë ditëlindje ai ka patur edhe në fletën e regjistrit ku rezulton me prindërit dhe gruan, por edhe kur është ndarë nga trungu: Është e qartë që datëlindja e ish-kryeministrit është 1 korrik 1944. Dihet pse ai e festonte para ’90-s datëlindjen në 16 tetor, kur gjithë Shqipëria festonte ditëlindjen e Enver Hoxhës.

Komunisti fanatik i atyre viteve ftonte miq e kushërinj në të njëjtën datë. Por pasi i vuri gjoksin “revolucionit” të madh të dhjetorit ’90, demokratit të ri, nuk i rrinte mirë kjo historia e datëlindjes. Mirëpo kishte shumë dëshmitarë të festave, ndaj ai nisi të thoshte gënjeshtrën e dytë, që kishte lindur në 15 tetor, megjthëse kishte festuar në 16. Në të vërtetë nuk është as 15, as 16 tetor. Datëlindja e doktor Saliut është 1 korrik dhe është falsifikuar në mënyrën më të trashë në regjistrin e Gjendjes Civile me shkrim dore të mbivendosur, pa asnjë vendim gjykate.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …