Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, duke konfirmuar se disa nga të arrestuarit kanë të kaluar kriminale dhe janë të dyshuar për përfshirje në aktivitete ekstremiste. Ai tha se janë siguruar prova që i lidhin të dyshuarit me vrasjen, ndërsa disa prej tyre më herët kanë qenë të ndaluar për thirrje ekstremiste dhe vepra të tjera penale. Hoxha nënvizoi se hetimet do të vazhdojnë dhe nuk përjashtohet edhe një pistë që lidhet me terrorizmin. Policia e Kosovës po shqyrton të gjitha lidhjet e mundshme me rrjete ekstremiste dhe është e angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …