Gent Cakaj kërkon nga India njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin në INTERPOL

Gent Cakaj kërkon nga India njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin në INTERPOL

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar. Gjatë këtij takimi Cakaj ka kërkuar nga homologu i tij indian domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe nevojën për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. “Mbështetja e konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës është elementi qendror i politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon”, është shprehur Cakaj. Por, gjatë këtij takimi, një fokus i rëndësishëm është vendosur dhe tek bashkëpunimi mes dy vendeve. “Në takim, ndër të tjera, ramë dakord edhe për përmbylljen përfundimtare të një varg marrëveshjeve në fushën e sigurimeve shoqërore, promovimit dhe mbrojtjes së investimeve dhe transportit detar. Ky kuadër i marrëveshjeve do të ketë një rol domethënës në konsolidimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Indisë”, shkruan Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …