Brickos

Kryetari i Partisë, “Fjala”, Gëzim Kelmendi ia ka përmendur mashtrimet, Albin Kurtit

Gëzim Kelmendi: I nderuar kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka ekstremizëm islamik në Kosovë!

I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, dëgjova me vëmendje një pjesë të intervistës tënde në një medium të Shqipërisë.

Aty jeni përgjigjur në pyetjet e analistëve duke thënë se ekstremizmi islamik nuk është problemi i vetëm i Kosovës.

Ju më tutje keni vazhduar duke thënë se ekstremizmi islamik sipas renditjes është me numër 3 ose 4, dmth pas problemit me ndarjen e Mitrovicës dhe korrupsionit.

Shqetësimi im dhe këshilla ime për ju si njëri prej liderëve politik më të votuar qe keni dalur në zgjedhjet e fundit nacionale është që duhet ndarë islamin nga ekstremizmi.

Në Kosovë nuk ka ekstremizëm islamik.

Në Kosovë mund të ketë ekstremista, terrorista, pisa dhe kriminel të ndryshëm që përdorin fenë për qëllime të tyre.

Por asesi nuk ka dhe kurrë nuk do të ketë ekstremizëm islamik.

Kjo për faktin se Islami është fe e paqes dhe e lufton ashpër çdo lloj forme te ekstremizmit.

I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, shpresoj që kjo këshilla ime të mos keq kuptohet nga ana juaj.

Unë e di që në zgjedhjet e fundit nacionale keni dalur lideri politik më i votuar në Kosovë.

Unë e di që gjatë fushatës keni përdorur disa parime Islame dhe luftën kundër islamofobisë.

Por është për habi se pas zgjedhjeve nuk jeni ai i para zgjedhjeve.

Zyrtarë të lartë të partisë suaj kanë fyer iftarin dhe besimtarët, kanë akuzuar hoxhallarët për financim nga Serbia.

Ju bëni thirrje për luftë kundër islamofobisë, por islamofobët më të mëdhenj në Kosovë vijnë nga Vetëvendosja.

Dhe për fund kam një pyetje për ju: pse heshtët ndaj deklaratave fyese të Kryeministrit Haradinaj i cili mohoj besimin islam të qytetarëve të Kosovës i cili tha se populli i Kosovës nuk është musliman ?

Pse heshtët?

A u frikësuat apo nuk merziteni fare për ofendimet që i bëhen popullit të Kosovës i cili është me shumicë islame mbi 95%.

 

Gëzim Kelmendi: Ku dallon partia Fjala nga partitë e tjera?

 

Ne FJALA dallojmë nga ju ngase:

  1. Neve të FJALËS na bashkon qëllimi e jo flirtimi sikur ju (PAN,LDK,VV),
  2. Neve të FJALËS na bashkon parimi e jo mashtrimi sikur ju ( PAN, LDK,VV) ,
  3. Ne FJALA ftojmë në parime e jo në mashtrime sikur ju ( PAN, LDK, VV),

4.Ne FJALA nuk flirtojmë në fushata zgjedhore me parime Islame sikur ju ( VV gjatë fushatës zgjedhore ka flirtuar me shumë parime Islame. Ka përdorur mbulesën duke ia caktuar edhe moshën se kur duhet vajzat të vendosin mbulesën, ka përdorur edhe KUR’ANIN.

Por se sa ishin të sinqert, u vërtetua menjëherë gjatë dhe pas zgjedhjeve. Zyrtarë dhe kandidat për deputet të VV-së ofenduan besimtarët dhe iftarin, ofenduan edhe hoxhallarët për kinse financim nga Serbia.

Vet Albin Kurti nuk respektoj agjërimin e besimtarëve kur në një nga takimet me pensionistët në një nga restoranet e Gërmisë në Ramazan pinë makiato para tyre.

Albin Kurti dhe VV-ja nuk ishin në gjendje ta thonë asnjë fjalë të vetme ndaj deklaratave fyese të Kryeministrit Haradinaj i cili tha se populli Kosovës nuk është musliman),

5.Ne FJALA nuk shpifim dhe nuk linçojmë (Shpifja dhe linçimi si instrument kryesor i VV-së doli në pah pas ndarjes së saj. Deputetët nga të dy grupet pranuan se kanë shpifur dhe linçuar shumë. Bile thanë se e kemi tepruar. Ata nuk u ndalën me kaq, ata akuzuan se në zyret e VV-së është përdorur droga dhe janë zhvilluar orgji seksuale. Së fundi një deputet i tyre në Kuvendin e Kosovës tha se mos më detyroni me i çelë letrat se kemi bërë shumë të këqija),

6.Ne FJALA nuk nxisim në protesta të dhunshme e cila po ka pasoja me vrasje dhe lëndime (VV),

7.Ne FJALA nuk mohojmë identitetin fetar të popullit tonë, por respektojmë çdo besim (Kryeministri Haradinaj në intervistën e fundit dhënë një mediumi të Serbisë ka deklaruar se populli i Kosovës nuk është musliman. Ky ishte ofendimi i dytë i tij drejtuar popullit të Kosovës i cili në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë është 95% musliman.

8.Ne FJALA respektojmë çdo popull pavarësisht identitet fetar dhe kombëtar dhe krenohemi me identitetin tonë (Kryeministri Haradinaj në intervistën e fundit dhënë mediumit të Serbisë ka deklaruar se ai dhe familja e tij në zanafillën e tij ka qenë Gjoka që sipas tij është njejtë me Gjokoviq.

Po ky Kryeministër më herët kishte kritikuar hoxhallarët pse po bëjnë lutje arabisht, ndërsa vet në çdo prononcim para gazetarëve serb por edhe në Kuvendin e Kosovës flet serbisht. Kjo është një hipokrizi klasike),

  1. Ne FJALA nuk jemi në pushtet dhe nuk pranojmë pushtet ndërsa tjetër kush të udhëheq shtetin tonë (PDK, AAK, Nisma dhe AKR janë në pushtet, ndërsa ende shihet se institucionet kryesore të shtetit si Policia dhe AKI-ja kontrollohen nga Presidenti Thaçi. Dëshmi për këtë është arrestimi i Gjuriqit në pjesën veriore të Mitrovicës dhe arrestimi i 6 pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO. Kur u pyet Kryeministri Haradinaj se kush dha urdhër për arrestimin e Gjuriqit, tha “nuk e di”.

Kur u pyet Kryeministri Haradinaj dhe Kryeparlamentari Veseli se kush dha urdhër për arrestimin e “6 gylenistëve”, ata thanë “nuk e di”.

Por në gjithë këtë rrëmujë na doli një “trim”

“Trimi” ishte Zv.Kryeministri Fatmir Limaj i cili nga Prizreni i “çoj selame” Presidentit të Turqisë Erdogan duke i thënë se mos u përzi në punët e brendshme të Kosovës.

Zv.Kryeministri Limaj po harron se prej pasluftës Serbia po përzihet në punët e brendshme të Kosovës. Me pëlqimin e Vuçiçit nga Beogradi dhe me votat e Listës serbe Fatmir Limaj është bërë Zv. Kryeministër dhe është formuar qeveria Haradinaj.

  1. Ne FJALA jemi që politikani të jet shërbëtor i popullit e jo populli shërbëtor i politikanit ( Pushteti aktual i udhëhequr nga PDK, AAK, Nisma dhe AKR në njërën anë dhe opozita LDK dhe VV në anën tjetër, janë duke kaluar “çaste” të mira nga votat që iu ka dhënë qytetari. Kuvendi nuk po funksionon, ministra, zv.ministra dhe deputet me paga e meditje, dreka e darka dhe udhëtime ” u kënaqën”, ndërsa populli po fundoset në greminën e varfërisë dhe mospërspektivës).

Jo nuk jemi si ju.

Ne dallojmë nga ju.

Ne FJALA do të i dhurojmë këtij populli dhe këtij shteti atë çka duhet.

Ne jemi shërbëtorët e popullit dhe shtetit të Kosovës.

Gëzim Kelmendi

Kryetar i FJALËS

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …