Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Vendi i ka dy kryeministra, Milan Radojçiq është kryeministri i dytë i Kosovës!

Kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi është shprehur kritik ndaj kryeministrit Ramush Haradnaj, i cili e ka pritur në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e saj, Milan Radojçiq i cili kërkohet organet e drejtësisë serbe dhe dyshohet se është personi, që e udhëheq krimin në pjesën veriore të Kosovës. Në një shkrim të tij, Kelmendi ka pyetur se ku po e gjenë gjithë këtë ngrohtësi, Radojçiqi në zyrën e kryeministrit Haradinaj?

“Kryeministri i Kosovës Haradinaj ka pritur në zyrën e tij dy mysafir të “veçantë” në zyrën e tij, kryetarin e Listës serbe Goran Rakiq dhe nënkryetarin e saj Milan Radojçiq. Ajo çka bie në sy është vendet ku janë ulur këta dy zyrtarë të Listës serbe. Nënkryetari Radojçiq është ulur në vendin që i takon kryetarit, dmth në kolltukun paralel me atë kryeministrit Haradinaj. Milan Radojçiq është përsoni më i përmendur si “koka” e krimit të organizuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas shumë zyrtarëve serb Radojçiq kontrollon në tërësi pjesën veriore. Mbi Radojçiqin ka pasur edhe dyshime se ka gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Po a thua vallë pse këtë ngrohtësi po e gjenë Radojçiqi në zyrën e kryeministrit Haradinaj? Deri më tani cdo kërkesë e Listës serbe është plotësuar nga kryeministri Haradinaj. Edhe do të plotësohen kërkesat në vazhdimësi vetëm e vetëm që Lista serbe mos me dhënë votën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Ja pra kush e kontrollon qeverinë Haradinaj. Radojçiq është kryeministri i dytë i Kosovës. Kosova i ka dy kryeministra: Milan Radojçiq dhe Ramush Haradinaj”, ka shkruar Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …