Covid

Gjatë 24 orëve të fundit: 609 raste pozitive në virusin korona, ndërsa janë raportuar 13 raste të vdekjeve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë është 35 mijë e 549 nga 134mijë e 318 persona të dyshimtë në virus dhe 939 raste të vdekjes nga ky virus por në të shumtën  e rasteve me sëmundje  të rënda përcjellëse. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve, prej fillimit të epidemisë e  deri më sot është gjithsej 21 mijë 746, ndërsa kurse numri i rasteve aktive arrin në  12 mijë e 864.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …