Komisioni Evropian publikon sot dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Gjatë ditës se sotme dhe nesër në Bruksel mbahet samiti i BE-së ku pritet të diskutohet edhe për gjendjen në Kosovë

Sot dhe nesër në Bruksel mbahet samiri i BE-së ku pritet të diskutohet edhe për gjendjen në Kosovë. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në ditën e parë të samitit në Bruksel, me kërkesë të Qipros do ta shqyrtojnë bllokadën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, raportojnë mediat serbe. Sipas tyre te bllokada erdhi pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Kosova për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Nga Brukseli vijnë qëndrime se masa e tillë “komplikon situatën, nuk sjell zgjidhje të problemit në Kosovë dhe se janë në kundërshtim të obligimeve nga marrëveshja e CEFTA-s”. “Kjo masë duhet të tërhiqet”, thonë burime të mediave serbe nga BE. Tema të tjera të diskutimit dyditor të samitit pritet të jetë edhe situata pas zgjedhje në Bosnje e Hercegovinë dhe ndryshimi i marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit rreth emrit. Rreth këtyre temave do të diskutojnë krerët e diplomacisë së BE-së në takimin ministror. Temë e rëndësishme do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …