leoni

Nesër mbahet Akademi, në shënim të 20 vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtareve të tij

Nesër mbahet Akademi, në shënim të 20-vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve të tjerë të UÇK-së

Nën përkujdesjen e Qeverisë  së Republikës së Kosovës, nesër, më 14 dhjetor 2018 mbahet Akademi përkujtimore në shënim të 20-vjetorit të rënies heroike të komandantit të Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqit dhe 4o dëshmorëve të tjerë, të rënë më 14 dhjetor të vitit 1998 tek “Likenet e Hasit”, në Gorozhp të maleve të Pashtrikut.  Në atë betejë kanë rënë heroikisht: Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Maliq Karaçica, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Hafir Kryeziu, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mëziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …