Gjatë ditës së sotme është promovuar libri më i ri “Dëshmitar në kohë historike”, i akademik Rexhep Qosjes

Gjatë ditës së sotme është promovuar libri më i ri “Dëshmitar në kohë historike”, i akademik Rexhep Qosjes

Akademik Rexhep Qosja ka shtuar edhe një vepër në kuadër të sirtarit të tij, kjo pasi gjatë ditës së sotme është promovuar libri më i ri “Dëshmitar në kohë historike”, i cili nga të pranishmit u cilësua një dëshmi e historisë së pashlyeshme jo vetëm e Kosovës, por dhe e Shqipërisë. Autori i librit u shpreh i rezervuar për librin, duke thënë se gjithë ditarët e tij  janë shenjë falënderimi për popullin shqiptar. Për vlerën dhe rëndësinë e librit folën profesor dhe përfaqësues të tjerë. Profesori Paskal Milo duke përmendur botimin e këtij libri shprehu fjalë të mëdha për autorin e librit duke konsideruar se kapacitetet e tilla si Rexhep Qosja nuk i lindin kombit shqiptar shpesh. Profesori tjetër Agim Vinca gjithashtu e vlerësoi këtë vëllim të librit, duke thënë se ditarët e Rexhep Qosjes janë vepra të mëdha nga përmbajtja dhe kohëzgjatja. Ndërsa, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi u shpreh se të gjitha vëllimet e këtij libri dëshmojnë kapacitetin intelektual të akademik Qosjes. Epitete intelektuale për autorin Rexhep Qosja pati dhe themeluesi i shtëpisë botuese Toena, Fatmir Toqi nga e cila u mundësua botimi i librit. (kosovapress).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …