Gjatë javës pritet të përfundojnë disa projekte

Gjatë kësaj jave, pritet të përfundojë realizimi i disa projekteve kapitale, si rrugë, një aneks shkollor dhe disa projekte do të fillojnë të realizohen, krahas projekteve tjera që janë në realizim e sipër. Kështu u tha nga drejtorët e drejtorive, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e drejtoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku.

Sipas Drejtorisë së Urbanizimit, gjatë kësaj jave, pritet të përfundoj riparimi i aneksit të shkollës në Mirushë, dy fusha sportive në shkolla, rrugët në Dragobil dhe Panorc, të cilat janë në fazën finale, ndërsa ka filluar edhe ndërtimi i trotuarit në Drenoc. Po ashtu, janë duke vazhduar projektet tjera, si në rrugë, kanalizime dhe projekte tjera, kryesisht në infrastrukturën e përgjithshme.

Edhe Drejtoria e Bujqësisë, ka bërë të ditur se po vazhdohet me kryerjen e detyrave të përditshme në shërbim të bujqve, përderisa po vazhdohet edhe me realizimin e projekteve në përkrahje të bujqve malishevas, si në furnizim me makina mjelëse, pastaj në proces e sipër është edhe subvencionimi për mbjelljet vjeshtore.

Në këtë mbledhje u dha vërejtje për mos furnizim të mjaftueshëm me tekste shkollore, ku drejtoria i ka evidentuar të gjitha mungesat e teksteve shkollore dhe ka kërkuar furnizim të shpejtë me tekste nga ana e ministrisë së arsimit.

Në fushën e ekonomisë, buxhetit dhe financave, drejtoria e ka përgatitur projektin buxhetin dhe ai pritet të diskutohet në dy dëgjime në Kuvendin e Komunës, gjatë kësaj jave, pasi paraprakisht janë kryer edhe dëgjimet publike.

Po ashtu edhe procesi i vaksinimit të kafshëve kundër sëmundjes gungore, është duke ecur mirë dhe deri më tani, kafshët janë vaksinuar në 34 fshatra, ndërsa i tërë vaksinimi pritet të përfundoj deri në fund javës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …