Policia e Kosovës ka rrethuar disa banesa, të cilat konsiderohen të uzurpuara, në Lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku përveç pjesëtareve të shumtë të policisë të pranishëm janë edhe një numër i madh i “pronarëve” të këtyre banesave. Ata janë zotuar se nuk do të largohem pa arritur një marrëveshje. Ndërkohë është bërë e ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar dy banues. Sipas informatave jo zyrtare të dyshuarit janë arrestuar për kanosje të gjyqtarit. Aksioni për largimin e banorëve nga banesat në “Dardani” është duke vazhduar. Në banesat e uzurpuara kanë mbetur edhe gjashtë familje. Polica ka filluar aksionin për largimin tyre. Banuesit pretendojnë të kenë investuar në banesa dhe kundërshtojnë largimin nga banesat ku kanë banuar prej 17 viteve.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …