Gjatë ofensivës së koalicionit kundër ISIS-it, në Manbij të Sirisë, janë vrarë 29 fëmijë dhe 16 gra

Burimet e Al-Xhazirës bëjnë të ditur se në sulmet ajrore të Koalicionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi bazat e ISIS-it, në Siri janë vrarë 21 civilë në mesin e tyre gra dhe fëmijë. Në qytetin Manbij dje janë vrarë 15 pjesëtarë të popullatës civile, në mesin e tyre dy vëllezër, dy fëmijë të tyre dhe babai. Edhe pse të dhënat janë publike, koalicioni nuk i ka komentuar ato. Gjatë ofensivës në këtë qytet të Sirisë janë vrarë  29 fëmijë dhe 16 gra. Qyteti Manbij është nën kontrollin e ISIS-it prej vitit 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …