Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian ka vlerësuar përparimin e arritur në Doganën e Kosovës

Gjatë periudhës Janar-Prill 2016, mblidhen 63 mil euro më shumë se vitin e kaluar

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë periudhës janar-prill 2016 ka mbledhur 63,3 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ministrit gjatë kësaj periudhe kohore, të hyrat në Doganë janë rritur për 22.5 për qind, ndërsa në Administratën Tatimore të Kosovës për 7.1 për qind.

Hoti ka thënë se rritja vjen si rezultat i masave të ndërmarra nga Dogana dhe ATK për ngushtimin e hendekut tatimor, si dhe nga aktiviteti i shtuar ekonomik.

Të dhënat tregojnë se kemi pasur rritje të vlerës dhe sasisë së importit, që reflektojnë rritjen e kërkesës agregate në vend. Rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e tatimit në korporata për kompanitë e mëdha. Përgëzoj punën e të gjithë zyrtarëve doganorë dhe tatimorë. Në veçanti, përgëzoj ekipet antikontrabandë që me përkushtim janë duke i mbyllur mundësitë e kontrabandës dhe evazionit fiskal.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …