Belgjika vazhdon mbështetjen për Kosovën

Kryekuvendari, Veseli, priti në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti të martën në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, përkatësisht midis dy kuvendeve dhe avancimin e tyre gjatë viteve, si dhe për rritjen e këtij bashkëpunimi. Kryekuvendari e konsideroi të çmuar për Kosovën dhe Kuvendin e saj përvojën e gjatë demokratike belge. Duke i falënderuar deputetët e Kuvendit të Belgjikës për ndihmën e madhe e të pakursyer të shtetit të tyre për Kosovën në rrethana të ndryshme, Veseli theksoi nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen. Deputetet belg, vizitën e tyre në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideruan si një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe kuvendet respektive kultivojnë midis tyre. Ata gjithashtu shprehen gatishmërinë e shtetit të tyre për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Dëshmia e James Rubin konfirmon drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe rolin strategjik të Hashim Thaçit

Ish-ministri dhe profesori universitar, Arsim Bajrami, ka reaguar pas dëshmisë së James Rubin në Hagë, …